TIRANE- Ditën e sotme është çelur ekspozita ndërkombëtare e fotografisë, “Mrekullia e Qytetit”. Ekspozita po mbahet aktualisht në ambjentet e Qendrës së Informimit të BE-së në kryeqytet, ku fotografë ndërkombëtar kanë sjellë këndëvështrimin e tyre për arkitekturën urbane.
“Mrekullia e Qytetit” është në thelb një ekspozitë ndërkombëtare e fotografisë e organizuar për publikun kryeqytetit, duke vënë në fokus fotografinë e arkitekturës, në një përpjekje për të fiksuar madhështinë dhe bukurinë e arkitekturës qytetase. Kjo ekspozitë është organizuar nën vëmendjen e Zonjës së Parë, Odeta Nishani.
Gjithashtu, gjatë eventit, një juri ndërkombëtare ka përzgjedhur 11 punime fotografike nga autorë ndërkombëtar dhe tre prej tyre janë shpallur fitues: Hey-Ryoung Min dhe Yorgos Efthymiadis nga Shtetet e Bashkuara dhe Simone Ludovico nga Italia. Ndërsa vetë Drejtori i Festivalit të Fotografisë, Henri Mato vlerësoi të gjithë pjesmarrësit dhe u shpreh se “idea e kësaj ekspozite ishte te bashkonte artistët, fotografët dhe arkitektët”.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO