POGRADEC - Është çelur në qytetin e Pogradecit kampionati kombëtar i shahut për të verbër. Në këtë edicion të 13-të të tij marrin pjesë 24 shahistë, të cilët kanë rezultuar fitues në kampionatet rajonale, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe trevat e tjera shqipfolëse.
I zhvilluar në prag të 100-vjetorit të pavarësisë, shahistët pjesëmarrës e shohin këtë aktivitet si një mundësi shumë të mirë për t’u integruar në shoqëri, pavarësisht mungesës së shikimit.
Edicioni i 13-të i kampionatit kombëtar të shahut për të verbrit do të zhvillohet në qytetin e liqenit dy ditë, ndërkohë që në përfundim të tij do të ndahen tre çmime me një vlerësim simbolik.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com