Sot në mbrëmje pritet të zhvillohen ndeshje mjaft interesante në ligat më elitare të Europës, midis të cilave spikat Seria A dhe La Liga. Në kampionatin italina të futbollit do të zhvillohen dy ndeshje. Në orën 18:00 do të luhet ndeshja Parma - Fiorentina, ndërsa në mbrëmje kampionët në fuqi të Serisë A do të presin Kievon.

Në ndeshjen e parë Parma - Fiorentina parashikohet nga mediat "axurre" një fitore e vendasve, ndërsa Juventusi do të zbresë në fushë me shumë futbollistë të stolit, pas impenjimit në Champions League. Në La Liga spikat ndeshja Barcelona - Granada, cudi do të ishte barazimi, pasi vendasit janë në formë shumë të mirë ndeshjet e fundit. Në Premier Ligën angleze kampionët në fuqi të Europës, pas barazimit me Juventusin do të kërkojnë fitoren në kampionat me Stoke City-n. Sakaq, Bundesliga gjermane rezervon krye ndeshjen Shalke 04 - Bayer Mynih.

(d.b/shqiptarja.com)