Çfarë duhet të bëni kur
punoni në kompjuter

Çfarë duhet të bëni kur<br />punoni në kompjuter<br>
Duke punuar në kompjuter, sytë reagojnë gjithmonë ndaj pikave të ndritshme apo të errëta.

Prandaj të gjithë ata që punojnë në kompjuter kanë nevojë të konsumojnë vitamina A e cila është shumë e nevojshme por sytë.

Sytë gjatë punës në kompjuter harxhojnë një sasi të madhe të ridospinës, pigmënt fotosensitiv, i cili është i nevojshëm për të parë sa më mirë.

Vitamina A është shumë e rëndësishme për prodhimin e rodopsinës.

Prandaj njerëzit që punojnë në kompjuter duhet të zvogëlojnë marrjen e yndyrnave dhe kolesterolit, dhe duhet të konsumojnë sa më shumë ushqime të cilat kanë përmbajtje të lartë të beta-karotës.

Kjo vitaminë ndodhet në shumicën e perimeve, por edhe në disa fruta siç janë kumbullat e thata, pjepri, pjeshka dhe mango.

Disa këshilla për të gjithë ata që punojnë në kompjuter:

Duhet ruajtur pjerrësia e tastierës, si kur lexoni edhe kur shkruani, pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.

Qëndrimi duhet të jetë korrekt, sfondi përtej ekranit nuk duhet të jetë asnjëherë i errët, nuk duhet të ketë reflekse në ekran, kontrasti dhe dritat e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.

Largësia e ekranit duhet të jetë 50-60 larg syve, por edhe duhet të përdorni filtër për ekranin kundër reflekseve.

Gjatë punës duhet ti lëvizni sytë përreth ambjentit, çdo orë duhet të bëni një pushim prej 15 minutash. Gjithashtu në dhomën ku punoni ndriçimi duhet të jetë natyral.

Nëse i zbatoni të gjitha këto hapa ju do të keni një shikim të fortë dhe të shëndetshëm.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital