Çfarë e penalizoi Kosovën në
UNESCO? Ja lista e votimeve

Çfarë e penalizoi Kosovën në<br />UNESCO? Ja lista e votimeve
Vetëm për tre vota, Kosova humbi anëtarësimin në UNESCO, duke bërë që kërkesa të mos miratohet. Rezoluta mori 92 vota pro, 50 kundër dhe 22 abstenim. Për t’u miratuar, Kosova duhej të merrte 95 vota ose 2/3 e votave.

Por cili ishte shkaku i vërtetë i mos anëtarësimit të Kosovës në UNESCO?

Një nga arsyet kryesore të mosarritjes së votave të duhura për  anëtarësim mund të jetë mungesa e të drejtës së votës së disa shteteve, nga 195 vendet anëtare në UNESCO apo edhe abstenimi i disa shteteve të cilat e njohin Pavarësinë e Kosovës.
 
92 shtete votuan sipas rezultatit zyrtar, pro Kosovës. Dhe të gjitha këto shtete e njohin pavarësinë e saj. Nga 50 vendet që votuan kundër, kishte dhe nga ata vende që nuk e njohin shtetin e Kosovës. Por nga 29 shtetet që abstenuan, 9 prej tyre ishin shtete që e njohin pavarësinë si Polonia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Egjipti.
 
Një tjetër pengesë duket se ishte edhe mosmarrja pjesë në votim e 15 shteteve  4 prej të cilëve e njohin Kosovën si shtet.
 
Dhe ajo që duket se ka bërë diferencën, është heqja e të drejtës së votës për 6 shtete që e njohin Pavarësinë, mes tyre dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat pavarësisht se pa të drejtë vote kanë lobuar  fort për anëtarësimin. Po ashtu pa te drejtë vote ishte edhe Izraeli. Kjo pasi këto dy shtete kanë refuzuar që në vitin 2011 që të paguajnë detyrimet financiare në këtë organizatë, vendim ky që erdhi pas anëtarësimit të Palestinës në UNESCO. Ky veprim i tyre bëri në 2013-ën t’u hiqej e drejta e votës.


Vendet që votuan pro:

Afganistani, Shqipëria, Andorra, Australia, Austria, Bahamet, Bahreni, Belgjika, Belize, Benini, Brunei,Bullgaria, Burgina Faso, Kanada, Chadi, Ishujt Cook, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Republika Çeke,Danimarka, Xhibuti, Republika Dominikane, El Salvador, Estonia, Fixhi, Finlanda, Franca, Gaboni, Gambia, Gjermania, Gana, Grenada, Guinea Conakry, Guyana, Haiti, Honduras, Hungaria, Islanda, Irlanda, Italia, Jordania, Kuvajti, Latvia, Lesoto, Liberia, Libia, Lituania, Luksemburgu, Maqedonia, Malaui, Malajzia, Malta, Monako, Mali i zi, Nauru, Holanda, Zelanda e re, Nigeri, Norvegjia, Omani, Pakistani, Palau, Panamaja, Papua Neë Guinea, Portugalia, Katari, Ruanda, Saint Kitts and Nevis, Shen Lucia, Samoa, San Marino, Arabia Saudite, Senegal, Sierra Leone, Sllovenia, Ishujt Solomon, Somalia, Sudani, Suedia, Zvicra, Tanzania, Tailanda, Timor – Leste, Togo, Tonga, Turqia, Tuvalu, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbreteria e Bashkuar, Vanuatu, Jemeni.
 
Vendet që votuan kundër:
Afrika e Jugut, Angola, Argjentina, Jemeni, Bjellorusia, Bolivia, Botsvana, Brazili, Kili, Kina, Qipro, Kongo, Kuba, Ekuadori, Eritrea, Spanja, Etiopia, Rusia, Guatemala, Gruzija, Guinea Ekuatoriale, India, Indonezia, Kazakistani, Kirgistani, Libani, Maroko, Mauritjus, Mozambik, Meksiko, Mijanmar, Namibija, Nikaragua, Uganda, Palestina, Paraguai, Filipinet, Siria, Moldavia, Republika Demokratike e Kongos, Republika Popullore e Laosit, Koreja e Veriut, Serbia, Sllovakia, Sudani Jugor , Shri Lanka, Surinami, Uruguai, Venezuela, Zimbave!

Vendet që abstenuan:
Algjeria, Barbados, Butani, Bosnia e Hercegovina, Burundi, Kameruni, Komoros, Egjipti, Greqia, Guinea-Bissau, Xhamaika, Japonia, Kenia, Mali, Nigeria, Peru, Polonia, Republika Qendrore Afrikane, Koreja e Jugut, Rumania, Saint Vincent dhe Grenadines, Singapori, Trinidad dhe Tobago, Tunisia, Vietnami, Zambia.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë

Kohë të vështira për proamerikanët në rajonin tonë