Çfarë është Tidal dhe ikona
gurkali në rrjete sociale?

Producenti i njohur Jay-Z ka prezantuar gjatë mbrëmjes së djeshme projektin e tij më të fundit, të cilin e ka pagëzuar me emrin “Tidal”.

Ky projekt ka të bëjë me një shërbim online me pagesë me anë të të cilit ofrohen videot dhe muzika më e fundit, ekskluzive dhe me cilësi më të mirë.

Këtë projekt që prej ditës së djeshme e kanë mbështetur emra shumë të njohur të muzikës si Rita Ora, Beyonce, Rihanna, Alica Keys, Daft Punk, Chris Martin, Usher, grupi “Cold Play” etj.

Ata kanë zëvendësuar fotot e tyre të profilit në rrjetet sociale me një ikonë ngjyrë gurkali.

Sipas këngëtares Keys kjo është platforma e parë globale për muzikë dhe argëtim në pronësi të artistëve.









Redaksia Onliene
(xh.k/shqiptarja.com)

110/4
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës