TIRANE - Në numrin e sotëm “Shqiptarja.com” i kushton arsimit të lartë dhe studimeve një speciale.
Në 10 faqe përmes intervistave dhe shkrimeve gazeta trajton reformën e arsimit të lartë si domosdoshmëri e cila nuk pohohet vetëm nga drejtues të Ministrisë së Arsimit, por edhe nga vetë drejtues të departamenteve në Universitetet private në vend.
1- Zv/Ministri i Arsimit, Arbi Mazniku në një intervistë për gazetaren Sonila Isaku të “Shqiptarja.com” tregon se si do të kryhet reforma për Arsimin e Lartë. Ai thotë se për Universitetet duhet të gjejmë një mekanizëm. "Nëse deri më tani sistemi është drejtuar nga input-et, pra çfarë fusim në universitet, ne duam ta riorganizojmë sistemin duke e parë nga produkti nga çfarë prodhon"
Lexo me shume/ Mazniku: Financimi i universiteteve në bazë të performancës
2- Dr. Gazmend Zeneli, shef i departamentit të Biznes-Manaxhimit dhe Turizmit në Universitetin “Marin Barleti”, flet për reformën në arsimin e lartë. Sipas tij, kjo reformë duhet të nisë që nga niveli Bachelor e deri tek doktoraturat. Sa i përket akreditimit të universiteteve për Zenelin ky është një proces tejet i domosdoshëm pasi vendos rregullat dhe sistemet.
Lexo me shume/ “Marin Barleti”, Zeneli: Reforma, t’i jepet fund abuzimeve me doktoraturën
3- "Arsimi i lartë në përgjithësi dhe ai profesional në veçanti kanë mbetur prapa zhvillimit të biznesit dhe kërkesave të tregut të punës. Në këtë situatë kanë ndikuar një sërë faktorësh, përfshirë mbijetesën nga regjimi i kaluar i strukturave të vjetra në shkollat e formimit profesional, të cilat nuk i përgjigjen zhvillimit të sotëm të ekonomisë dhe kërkesave të tregut." Shkruajnë Dr Gazmend Zeneli dhe M.Sc Jonida Taraj...
Lexo me shume/ Arsimi i lartë profesional:Ndërmjet nevojës dhe “modës“
4-Shqiptarja.com sjell informacion për hartën e shpërndarjes së universiteve në vend. Vetëm në kryeqytet ofrojnë arsimin e lartë 41 institucione. Në total janë 59 institucione arsimore të larta. Nga këto institucione, 15 janë publike dhe 44 të tjera janë private.
Lexo me shume/ Harta e universiteve në vend, në kryeqytet 41 institucione
5- Çfarë duhet të dini për Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Programet e studimit në këtë Universitet dhe aktivitetet ekstracurrikulare, stafi akademik, kërkimi shkencos dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
Lexoni me shume: Universiteti Mesdhetar Pse?
6- Marrja e titullit “Doktor Shkencash” është kthyer prej kohësh në një synim për këdo që më shumë se sa një kualifikim më të lartë profesional, kërkon një pozicion pune dhe një pagë më të mirë.
Gazetari Juxhin Mustafaraj shkruan: Nuk ka shkencë, por të gjithë duan të jenë “Doktor Shkencash”
7 E drejta e transferimit të studimeve i jep fund epokës kur zgjedhja e shkollës, ishte një nga ato zgjedhjet që bëhen një herë në jetë, një herë e përgjithmonë. E ndërsa në universitetet publike këtë procedurë mund ta kryejnë vetëm një herë në fillim të vitit, në universitetet private ky transferim i studimeve mund të kryhet edhe në momente të tjera, kjo pasi Karta e Bolonjës e njeh këtë si procedurë.
Lexoni me shume: Transferimi i studimeve, më lehtë në shtet apo privat?
8- Zëvendësdekania e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. Dr. Valentina Duka, në një intervistë për “Shqiptarja.com” thekson katër momentet kryesore që një student duhet të ketë parasysh në hartimin e një teme diplome. Sipas historianes Duka, hartimi i një mikro-teze shërben në rritjen akademike të studentëve, si edhe e përgatit atë në punime të tjera shkencore.
Lexo me shume/ Hapat që duhen ndjekur në hartimin e teme diplome
8- Rektori i “Akademisë Pedagogjike të Tiranës”, Prof. Dok. Musa Kraja, tregon se pse vendosi që të hapte një Universitet vetëm për mësuesinë. Në Intervistën për gazetaren Sonila Isaku Kraja thotë se mësuesit duhet të studiojnë në çdo moment.
Lexo me shume/ Kraja: Pse hapëm një universitet vetëm për mësuesit
9- Universiteti “Logos”, është ndër institucionet arsimore të cilat nëpërmjet një karakteri tërësisht të orientuar nga tregu i punës, përgatit student në fusha në të cilat nevoja për punë është edhe më e madhe. Prof. As. Dr. Beatriçe Pollo shpjegon në një intervistë për “Shqiptarja.com” sfidat e këtij universiteti për të qënë konkurrues dhe të suksesshëm në fushat në të cilat operojnë dhe përgatisin studentë.
Lexo me shume/ Logos, Pollo: Studentët tanë të gjithë në marrëdhënie pune
10- Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"(ZKM) i themeluar në vitin 2004 përbën një nga nismat e para të arsimit privat në vend. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” rektori i ZKM-së, Prof. Paolo Ruatti shpjegon avantazhet e të studiuarit në këtë institucion arsimor dhe prezencën e shumë studentëve të huaj në Shqipëri.
Lexo me shume/ Zonja e Këshillit mirë, 29 % e studentëve vijnë nga Italia,Diplomat njihen në BE

Lexo të plotë
(Specialja "Universitetet" u publikua në gazetën Shqiptarja.com 12 mars 2014 dhe u përgatit nga Sonila Isaku dhe Juxhin Mustafaraj)
/Shqiptarja.com