Çfarë mund ta lëndojë
foshnjën gjatë shtatzënisë

Çfarë mund ta lëndojë<br />foshnjën gjatë shtatzënisë
Rreziku më i madh i cili vjen nga kafshët është infektimi me toksoplazmë (nga macet) dhe listeria (gjendet në djathin dhe qumështin e pa pasterizuar). Tek shtatzënat e infektuar me toksoplazmë, foshnja është në rrezik nga verbimi, shurdhimi apo vonesa mendore ndërsa në rast të infektimit me listeri mund të kalohet deri tek aborti apo vdekja e foshnjës në bark. Infektimi me salmonelë (zhvillohet në qumështin apo prodhimet qumështore termikisht të papërpunuara) mund të shkaktojë abort.

Këshilla
Nëse keni mace në shtëpi, le ta pastrojë dikush tjetër vendin ku ajo qëndron. Në asnjë mënyrë mos prekni jashtëqitjen e maces. Nëse nuk mund t’i shmangeni kësaj, gjithsesi vendosni dorëza. Që të mos e fitoni listerinë shmangni qumështin dhe prodhimet qumështore të pa pasterizuara, mos konsumoni mish dhe peshk të papërpunuar termikisht, shmangni panctetat dhe mushkëritë, si dhe vezët e papërpunuara.

Alkooli
Alkooli kalon përmes placentës dhe hyn në gjakun e foshnjës.
Këshilla
Alkooli duhet shmangur në shtatzëni, sidomos në tremujorin e parë. Nëse keni pirë një gotë vere gjatë shtatzënisë, psh. në javën e shtatë, nuk do të thotë kjo që do ta lëndojë foshnjën dhe për këtë të brengoseni, por në princip, më shumë se kjo, dy herë në javë nuk do të duhej ta konsumoni.

Lyerja e flokëve
Nuk ekziston ndonjë fakt nëse lyerja e flokut me bojë ndikon në ndonjë mënyrë në shëndetin e foshnjes
Këshilla
Kur lyeni flokët, ndiqni udhëzimet e prodhuesit.

Duhani
Pirja e më shumë se dhjetë cigareve në ditë, zvogëlon peshën e lindjes së foshnjës dhe rrit mundësinë për zhvillimin e komplikimeve gjatë shtatzënisë, lindjes dhe më vonë zhvillimit të foshnjës.
Këshilla
Ndërpritni duhanin!

Sëmundjet infektive
Lija e ujit, lija e dhenve, rubeola mund të ndikojnë në zhvillim të foshnjës.
Këshilla
Nëse keni pasur ndonjërën nga sëmundjet e paraqitura apo nuk jeni vaksinuar kundër tyre, shmangni shoqërimin me fëmijët të cilët janë të sëmurë./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen