BRITANI- Një çift të dashuruarish nga Gloucestershire i Britanisë së Madhe kanë lëshuar në hapësirë një lodër të babagjyshit të Vitit të Ri.
 
Mark Ireland dhe e dashura e tij Cassie Phelps e lidhën lodrën me një balonë të veçantë me helium, e cila mund të ngjitet në lartësi të mëdha, si dhe e pajisën me një sistem GPS. Slita me babagjyshin e Vitit të Ri dhe drerët u ngjit deri në 30 kilometra mbi nivelin e detit dhe filloi një udhëtim të vërtetë rreth globit.
 
Pak orë nga lëshimi i slitës në hapësirë, heliumi i balonës mbraroi dhe lodra filloi rrënien e lirë për në Tokë.
 
Kamera e vendosur tek lodra regjistroi të gjithë udhëtimin e rrallë para se të binte me parashutë 112 kilometra larg, në Yeovil.
 
Çifti tha se pasi panë videon e një lodre Lego të dërguar në hapësirë, vendosën që edhe ata të provonin diçka të tillë. Ata u shprehën shumë të lumtur që eksperimenti i tyre doli me sukses.
 
Redaksia Online
(Erin Dini/e.s/shqiptarja.com)