KINË - Një çift i sapomartuar u shokua pasi mësoi se ata ishin motër e vëlla nga babai. Ata e mësuan të vërtetën tronditëse vetëm disa muaj pas martesës.

Ishte pikërisht babai i tyre që ia konfirmoi këtë fakt. Vajza dhe djali e kishin njohur njëri-tjetrin që në fëmijëri pasi jetonin në të njëjtën lagje.

I ati i djalit kishte patur një histori dashurie me të ëmën e vajzës 20 vjet më parë. Por, pasi nëna e saj vdiq kur ajo ishte vetëm një fëmijë, babai i djalit kuptoi të vërtetën.

Ai vendosi t'ia tregonte  fëmijëve pasi mësoi se planifikonin të bënin një fëmijë së bashku.

Ai i rrëfeu gjithçka duke mos i fshehur të vërtetën. Pasi mësuan lajmin, çifti vendosi të bënte testin e ADN-së.

Nga rezultati, u konfirmua fakti se të dy ishin motër e vëlla.


(v.gj/shqiptarja.com)