Çiljeta: Kam 8 muaj e ndarë
nga Chris, tani pëlqej dikë tjetë

Çiljeta: Kam 8 muaj e ndarë<br />nga Chris, tani pëlqej dikë tjetë
Pasi pranoi publikisht ndarjen nga babai i djalit të saj, Çiljeta ka nisur të flasë hapur për gjithçka që po ndodh momentalisht në jetën e saj personale. Në një intervistë për ‘who’, këngëtarja tha se është ndarë rreth 7-8 muaj më parë, por ka preferuar ta mbajë të fshehtë.

Duke qenë se Chris qëndronte më shumë jashtë Shqipërisë, ajo u bë ‘nënë’ dhe ‘baba’ për Fernandon e vogël, por i ka munguar dashuria e një mashkulli, të cilën është përpjekur ta kompesojë me dashurinë që i dhuron i biri.  

“Për momentin Fernando është mashkulli i vetëm i zemrës sime. Kam shumë miq të mirë, po njoh çdo ditë njerëz të shkëlqyer. Sigurisht është dikush që më pëlqen, por ende s'ka asgjë për t'u ndarë,” ka thënë këngëtarja.

Ajo rrëfeu se marrëdhënia në distancë nuk ishte aspak e shëndetshme dhe kjo zgjidhje ishte më e mira për të gjithë, dhe nuk pati aspak ‘drama’ siç ndodh rëndom me çiftet që ndahen, aq më tepër kur është dhe një fëmijë në mes. A

jo thotë se Chris, babai i Fernandos i ka mësuar shumë gjëra, mes të cilave edhe se mund të jenë miq pas ndarjes, si prindër të një fëmije: 'Chris ka një mentalitet krejt tjetër nga ne shqiptarët, prandaj edhe kjo ndarje nuk qe fare dramatike. Ai më kërkoi që të mësojmë të jemi shokë të mirë për Fernandon, vetëm ai ka rëndësi për ne.”
ciljeta
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot