Çiljeta, një mami Gangsta

Çiljeta, një mami Gangsta
Pas lindjes se djalit Fernando, këngëtarja seksi Çiljeta Xhilaga është kthyer në studio për të regjistruar këngën e re që vjet si një duet me reperin Noizy.

Fotot, të cilat Çiljeta i ka postuar në profilin e saj tregojnë se kënga është në përfundim e sipër dhe duhet pak kohë për lançim.
Ndërkohë Çili pas lindjes së djalit duket se ka ardhur mjaft në formë. Ajo ka pushuar për disa muaj dhe tani është gati të rikthehet në treg më energjike se kurrë dhe me projekte të reja artistike.

Nuk dimë sesa do të angazhohet ajo në fushatë këtë vit, por ajo që dimë me siguri është se mëmësia i ka ndryshuar jetën këngëtares.

Bashkëpunimi me Noizyn që do të vij në fund të këtij muaji pritet që të jetë një boom i vërtetë suksesi për Çilin. Kënga do të titullohet “Gangsta love”.

Të shohim sa “gangsta” do të jetë Çiljeta, e cila tashmë nuk është vetëm një këngëtare e përkushtuar por edhe një mami me kohë të plotë.


( J.H/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)