Çipa: 21 janari konfirmoi lirinë e cënua

Çipa: 21 janari konfirmoi lirinë e cënua
TIRANË – Kryetari i Unionit të Gazetarëve shqiptarë, Aleksandër Çipa deklaron se ngjarje të tilla si 21 janari kanë ndikuar ndjeshëm edhe në përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri gjatë vitit të kaluar dhe jo vetëm.
Në një intervistë për Shqiptarja.com, Çipa shprehet se raporti i organiztës “Reporterë pa kufij” është tregues negative për nivelin e demokracisë në Shqipëri. Ai nënvizon se ngjarja që ndikoi më shumë është dhuna e 21 janarit së cilës nuk shpëtuan as gazetarët.

Si e vlerësoni rënien e vendit tonë në këtë klasifikim? Cilat janë shkaqet?
E vlerësoj si një prirje negative dhe madje shumë kritike për realitetin dhe misionin e pushtetit të katërt në vecanti. Por e vlerësoj në mënyrë të vecantë si një tregueshmëri negative për standartin e demokracisë shqiptare në përgjithësi. Rënia në klasifikimin vjetor të Reporterëve pa kufi, pasqyron qartë devijimin misionar që ka ndodhur me mediat shqiptare gjatë vitit të shkuar. Një numër incidentesh apo ngjarjesh dramatike dhe të padëshirueshme të ndodhura me gazetarë dhe media, në mënyrë të ripërsëritur me media kritike ndaj qeverisë, flet qartë se rënia në klasifikim ka lidhje të drejtëpërdrejtë me vokacionin oponencial dhe opozitar të medias në raport me pushtetin politik. Në shpjegimin tim të parë, ky është edhe shkaku kryesor i rënies së Shqipërisë në kalsifikimin tonë tek ky raport. Ky është shkaku kryesor që na bjerr ne në indeksin e këtij viti, që publikohet prej kësaj organizate prestigjioze ndërkombëtare.

A mendoni se 21 janari ka ndikuar në këtë situatë?
Nuk ka dyshim që ky është shkaku kryesor. Në atë ditë dhe mes atyre ngjarjeve u shqua rreziku flagrant i kërcënimit të jetës fizike të reporterëve. Rasti i kolegut Fatos Mahmutaj është më tronditësi që është përmendur në deklarimet, solidaritetin dhe sidomos analizat e profesionistëve shqiptarë dhe jo shqiptarë. Nga ana tjetër precedenti tjetër që u ndërpre, sic ishte kërkesa e të ashtuquajturit Komision Hetimor monokrom për të përfshirë nën hetim edhe gazetarët që raportuan apo soditën nga afër episodet e 21 janarit, është një shkak tjetër potencial dhe ndëshkues për situatën dhe vlerësimin real të lirisë dhe tregueshmërisë së saj në raportet me dhe jashtë politikës.

Çfare nuk shkon sipas jush, në marrëdheniet mes medias dhe gjyqësorit shqiptar?
Ka disa aspekte dhe histori që nuk shkojnë. Në gjykatat tona enden prej muajsh dhe vitesh shumë gazetarë që vuajnë tejzgjatjen e proceseve gjyqësore për përfitimin e pagave të prapambetura, të mohuara dhe të fituara për shkak të arbitraritetit pushues, largues dhe përzënës nga administratorët meditiakë. Ka dhjetra procese gjyqësore penale dhe civile të hapura nga qytetarë,biznesmenë, paradoksalisht edhe nga botues dhe pronarë mediatikë ndaj gazetarëve. Shumica e drejtorëve dhe kreyredaktorëve kanë nga disa procese gjyqësore , ku rezultojnë të paditur e të akuzuar , të cilëve u u kërkohen nga paditësit dhe akuzuesit qindra e mijëra euro për shkak të misionit dhe detyrës profesionale që kryejnë. Madje janë shtuar rastet kur cështjet gjyqësore ndaj kryeredaktorëve të gazetave kryhen në Gjykatën Penale, duke e shumështuar efektin psikologjik rëndeus mbi ta në kësi procesesh. Këto janë pjesë substanciale e asaj fryme që pengon e rëndon mbi lirinë reale të gazetarit, të redaksive dhe mediave në tërësi në vend. Kjo është një klimë që fatkeqësisht ka kah të mëtejshëm rëndimi.


Në raport thuhet se gazetarët paguhen keq. A është konstatuar nga ju ky fakt?
Po, kjo është një e vërtetë lehtësisht e verifikueshme edhe në periudhën postraport. Sot po të shkosh nëpër shumicën e mediave të printuara e audiovizive përballesh me realitetin e vonesave të pagave. ka media të falimentuara financiarisht të cilat u detyrohen pagesa disa mujore gazetarëve. Institucionet ligjore përballë këtij fakti të ripohuar në mënyrë periodike nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, nuk dëshmojnë qoftë edhe një ndërhyrje penalizuese. Ky fakt është konstatuar, raportuar, publikuar dhe shpallur e shumëshpallur prej organizatës sonë. Kemi disa deklarata, disa prononcime, disa konferenca shtypi dhe shume e shumë kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësues institucionalë dhe ndërkombëtarë, për këtë cëshjte. Mund të klikoni lehtësisht në hapësirën ndërkombëtare të internetit.

Bisedoi: Albana Qehajaj

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit