Çipa dhe Balla takojnë Albin Kurtin

Çipa dhe Balla takojnë Albin Kurtin
Kryetari i Bashkisë së Sarandës, z.Stefan Çipa dhe Deputeti i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z.Taulant Balla, i cili njëkohësisht është edhe përfaqësues i Shqipërisë në Parlamentin Evropian janë takuar më kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Në takim u shtjellua bashkëpunimi ku peshën kryesore do ta mbanin institucionet si Ministritë e Turizmit pa lënë mënjanë edhe të gjithë faktorët të cilët do të mund të rrisnin qarkullimin e turistëve, verës për në bregdet dhe dimrit për në qendrat e skijimit në bjeshkët e Kosovës.

Ata njoftuan përfaqësuesit e Lëvizjes për kapacitetin hotelierik prej mbi 5000 shtretërve në dispozicion të turistëve. 

Po ashtu, me interes ishte informata mbi shtimin e investimeve të qytetarëve të Kosovës në patundshmëritë e Sarandës e cila edhe tani ka mbi 500 apartamente në shitje. Përveç mikpritjes vëllazërore në Sarandë do të gjeni edhe 300 ditë me diell, det shumë të pastë,  festivale të shumta kulturo-artistike si dhe mbi 115 monumente kulturore historike të kategorisë së parë duke filluar nga Butrinti, qytetërimi Ilir, perlë e llojit të vet për të gjithë Mesdheun.

Në fund të dyja palët u zotuan për inkurajimin e të gjithë shqiptarëve që të vizitojnë dhe të njohin njëri-tjetrin sa më shumë me qëllim që jo vetëm të eksplorojnë vendet tona por edhe duke bërë këtë të kontribuojnë në zhvillimin tonë. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete