Çmenden anglezet, kontrata
faraonike për Messi e Pogba

Çmenden anglezet, kontrata<br />faraonike për Messi e Pogba
Në Britaninë e Madhe janë të shqetësuar për pasojat ekonomike të “Brexit”, daljes nga BE, por duket se kjo klimë nuk ndikon aspak tek bota e futbollit, përkundrazi. Klubet e Premier League jo vetëm po vahzdojnë të shpenzojnë si zakonisht, por disa prej tyre në këtë merkato kanë vendosur që të shpenzojnë shuma të frikshme.

Kështu Chelsea është gati t’i ofrojë Lionel Messi-t një rrogë plot 700 mijë euro në javë, gati 48 milionë euro në vit dhe 130 milionë euro Barcelonës. Manchester United i ofron 120 milionë euro Juventusit për Pogba, ndërsa francezit një rrogë 300 mijë euro në javë.

Por edhe Manchester City nuk ngelet pas kur ofron 60 milionë euro për një mbrojtës. Kjo shifër rekord I ofrohet Juventusit për të lënë të lirë Leonardo Bonucci-n, dhe vetë mbrojtësit italian një rrogë prej 7-8 milionë euro në sezon.

Abramovich
Roman Abramovich dëshiron të transferojë Lionel Messin te Chelsea. Është ky lajmi i bujshëm që publikojnë media të ndryshme të cilat i referohen faktit se presidenti i Bluve të Londrës është gati të bëjë një çmenduri financiare për të bërë të mundur kalimin e yllit argjentinas në Stamford Bridge. Pas dënimit prej 21 muajsh burg që i dha gjykata spanjolle pasi u shpall fajtor për evazion fiskal, Messi nuk ndihet më i privilegjuar në Spanjë dhe ndoshta mund të vendosë të largohet nga La Liga edhe pse  nga ana tjetër klubi i Barcelonës i ka shprehur mbështetjen totale 29-vjecarit dhe është gati ti ofrojë rinovimin e kontratës. Në krahun tjetër rusi Abramovich për të bindur Messin të lërë Spanjën pas 13 vitesh dhe për tu tranferuar në Premier League po mendon ti ofrojë argjentinasit plot 700 mijë euro në javë, shifër kjo që nëse do të konvertohej në pagë vjetore do të arrinte vlerën e 48 milionë eurove. Klauzola e largimit të 5-herë fituesit të Topit të Artë nga Barca ka një shifër prej 250 milionë Eurosh dhe kjo e bën shumë të vështirë misionin për Chelsea-in që nëse dëshiron të firmosë me Leon duhet të bëjë një cmenduri finanaciare përfshirë këtu blerjen e kartonit nga Barcelona dhe pagën e futbollistit. Gjithsesi mundësitë ekzistojnë dhe tashmë mbetet për tu parë se cila do të jetë lëvizja e rradhës e Roman Abramovich.

Guardiola
Manchester City nuk ka ndërmend të dorëzohet për Leonardo Bonucci-n, për të cilin kampionët e Italisë kanë refuzuar një ofertë prej 45 milionë eurosh në ditët e kaluara. Paraqitja shumë e mirë në Europian me Italinë ka bërë që çmimi i kartonit të futbollistit të rritet ndjeshëm dhe Pep Guardiola është i bindur që t’ia besojë atij çelësat e repartit të mbrojtjes. Menaxheri i lojtarit, Alessandro Lucci, ndodhet në Mançester për të kuptuar nëse operacioni mund të realizohet, por shumë shpejt Juventus pritet të marrë një ofertë prej 60 milionë eurosh.

Mourinho
Jose Mourinho kërkon me çdo kusht Paul Pogba dhe drejtuesit e Manchester United kanë vendosur t’ia plotësojnë dëshirën. Duke qenë se Juventus e konsideron të pashitshëm talentin e saj, drejtuesit e klubit anglez kanë bërë gati një ofertë “të çmendur”. Plot 100 milionë sterlina, gati 120 milionë euro për klubin italian dhe një rrogë prej 300 mijë euro në javë për futbollistin, rreth 17,5 milionë euro në sezon. Ende asgjë nuk është zyrtare, por mediat angleze e bëjnë fakt të kryer një ofertë të tillë.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re