Çmimi i energjisë, MEI:Nuk prekim
qytetarët,luftë fenomenit të vjedhjes

Çmimi i energjisë, MEI:Nuk prekim<br />qytetarët,luftë fenomenit të vjedhjes
TIRANË - Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka reaguar pas deklaratës së Partisë Demokratike për rritje të çmimit të energjisë duke i cilësuar ato si tentativë për të keqinformuar opinionin publik, ndërsa ka bërë të ditur se do të vijojë puna në reduktimin e humbjeve.

“Hedhim poshtë me neveri tentativat e opozitës për të keqinformuar opinionin publik mbi gjendjen në të cilën ndodhet sistemi energjitik dhe bllofin e tyre se çmimi i energjisë elektrike mund të ndikojë negativisht në të ardhmen në xhepat e qytetareve dhe familjeve shqiptare.”- thuhet në reagimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Ministria u bën apel qytetarëve që të mos bien pre e propagandës së atyre që nuk bënë asnjë investim dhe shkatërruan sistemin energjetik.

Pavarësisht se gjendja financiare e sistemit ka qenë e vështirë, MEI bën me dije se në këto muaj qeverisje janë arkëtuar 45 milionë dollarë më shumë nga sektori i shpërndarjes.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë rishpreh angazhimin se do të vazhdojë puna  e pandërprerë  në reduktimin e humbjeve jo teknike duke luftuar pa kompromis fenomenin e vjedhjes së energjisë dhe njëkohësisht duke investuar në sektor.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë
Hedhim poshtë me neveri tentativat e opozitës për të keqinformuar opinionin publik mbi gjendjen në të cilën ndodhet sistemi energjitik dhe bllofin e tyre se çmimi i energjisë elektrike mund të ndikojë negativisht në të ardhmen në xhepat e qytetareve dhe familjeve shqiptare.

Qytetarët shqiptarë nuk duhet të bien pre e propagandës së atyre që për tetë vite nuk bënë asnjë investim dhe shkatërruan sistemin energjetik, duke lënë pas një kolaps të plotë, një privatizim të dështuar të shpërndarjes dhe një konflikt të hapur ligjor që jo vetëm do t’u kushtonte shtrenjtë xhepave të shqiptarëve, por edhe do të mbante larg vendit tonë çdo investitor të huaj serioz.

Gjendja financiare e sistemit ka qenë e vështirë, vazhdon të mbetet e vështirë, dhe reforma në energji mbetet një nga çështjet kritike, që qeveria po adreson dhe do ta adresojë ashtu siç duhet.

Në këto muaj qeverisje, kemi arritur të arkëtojmë 45 milion dollarë më shumë nga sektori i shpërndarjes. Kemi ndërhyrë duke ulur me mbi 7% humbjet krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë çka tregon qartësisht progresin e këtyre muajve.

Informojmë opinionin publik se studimi për politikat e çmimit te energjise është duke u bërë nga Enti Rregullator i Energjisë i cili po analizon treguesit duke kërkuar të dhëna nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe kompanitë përbërëse të sistemit energjetik.

Qeveria shqiptare e ka treguar në 300 ditët e qeverisjes se prioriteti numër një i saj është mbrojtja e interesit të qytetarëve shqiptarë dhe Republikës së Shqipërisë. Ne garantojmë çdo shqiptar se çdo ristrukturim që mund të jetë i nevojshëm në të ardhmen për të zhvilluar sektorin dhe garantuar qëndrueshmërinë e tij, nuk do të cenojë interesat e qytetarëve dhe familjareve shqiptarë.

Në të njëjtën kohë, qeveria shqiptare do të vazhdojë punën e pandërprerë  në reduktimin e humbjeve jo teknike duke luftuar pa kompromis fenomenin e vjedhjes së energjisë dhe njëkohësisht duke investuar në sektor.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Shërbim i detyruar ushtarak për të rinjt britanik, Rishi Sunak: Një mundësi e mirë për ti ndryshuar jetën

Shërbim i detyruar ushtarak për të rinjt britanik, Rishi Sunak: Një mundësi e mirë për ti ndryshuar jetën