Çmimi i parë për "Narracionin e
legjendave përmes novelave grafike"

Çmimi i parë për "Narracionin e<br />legjendave përmes novelave grafike"
TIRANE- Çmimi i parë për "Narracionin e legjendave përmes novelave grafike". Ceremonia  e ndarjes së çmimeve te konkursit "Narracioni përmes novelave grafike" u zhvillua  dje në Ministrinë e Kulturës. Gjatë periudhës së vënë në dispozicion  për mbledhjen e punimeve, pati një interes shumë të madh të publikut që rezultoi edhe në shtyrjen e afatit përfundimtar të mbylljes së aplikimeve, u shprehën organizatorët.

Një certifikatë e veçantë mirënjohjeje iu dha  konkurrueses Sara M. me historinë e saj të veçantë si një nga vajzat e trafikuara që arriti të mbijetojë dhe të lërë pas të kaluarën e dhimbshme. Kjo certifikatë iu dorëzua shoqatës “Të ndryshëm, por të barabartë”, e cila, përmes programeve të saj  ka dhënë një ndihmesë të çmuar në tejkalimin e dramës sociale të vajzave të trafikuara, përmes terapisë së artit .

Ky është konkursi i parë i këtij lloji në Shqipëri. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha dje gjatë ceremonisë se “Nuk gaboj nëse do ta quaj një konkurs historik, ku përtej të gjitha paragjykimeve për mungesën e publikut, apo interesit të pjesëmarrësve shtymë mure me një konkurs të hapur, konkurrues dhe transparent me pjesëmarrës të moshës më të re të shoqërisë shqiptare, nxënës e studentë, artistë profesionistë e amatorë”. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje