Emma Stone, është shpallur fituese e çmimit oskar për kategorinë “Aktoren më të mirë”, fal performancës që ajo pati në filmin “La La Land”.
“Ka qenë një nder i madh të qëndroja përkrah jush”, është shprehur aktorja gjatë marrjes së çmimit, duke ju drejtuar kolegeve të saj të cilat ishin të nominuara për këtë çmim.
“Dua të falenderoj të gjithë ata që punuan në këtë film, do t’ju gjej dhe përqafoj secilin prej jush. Ende kam shumë për të mëshuar dhe ky “djalë” (i referohet statujës së çmimit) është simboli i vazhdimit të mësimit”, ka shtuar aktorja.
Nga ana tjetër çmimin për kategorinë, “Aktori më i mirë”, e ka marrë aktori, Casey Affleck, për performancën e tij në “Manchester by the Sea”.

(Casey affleck gjatë fjalës së tij në marrjen e çmimit)
“Ky çmim do të thotë shumë për mua. Njeriu që më mësoi të aktroja është Denzel Washington dhe unë e takova sot për herë të parë në këtë ceremoni. Do të doja të kisha diçka më prekëse për të thënë, por jam vërtet i nderuar se kam qenë pjesë e këtij filmi”, tha Affleck gjatë fjalës së tij në marrjen e çmimit.
Nominimet për kategorinë “Aktorja më e mirë”:
1.Isabelle Huppert, Elle
2.Ruth Negga, Loving
3.Natalie Portman, Jackie
4.Emma Stone, La La Land
5.Meryl Streep, Florence Foster Jenkins
Nominimet për kategorinë “Aktori më i mirë”:
1.Casey Affleck, Manchester by the Sea
2.Andreë Garfield, Hacksaw Ridge
3.Ryan Gosling, La La Land
4.Viggo Mortensen, Captain Fantastic
5.Denzel Washington, Fences
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com