MAJEMI – Një çift nga Hernando në Florida të SHBA, ka hyrë në “garë” mes tyre. Por jo se kush është më i bukur apo jo, por kush prej tyre tradhëton më shumë.

James Albert Barfield, 56 vjeç kishte vendosur të kthehej në shtëpinë e tij sëbashku me dashnoren, me mendimin se gruaja e tij nuk do të ishte në banesë. Por ndryshe nga parashikimet e tij, bashkëshorja 38 vjeçare, Tina Michelle Norris, ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me dy meshkuj të tjerë.

Gruaja ka ndjerë zhurmat e ka dalë nudo nga dhoma, por mbeti e shtangur kur përballë iu gjend i shoqi. 56 vjeçari hyri në dhomë dhe pa dy meshkuj të tjerë në krevatin e tij.

(Në foto çifti i bashkëshortëve që tradhëtuan)

(Gre.M/Shqiptarja.com)