Ç’duhet të dimë për sindormën Down

Ç’duhet të dimë për sindormën Down
Në ditën botërore të sindromës Down, Ministria e Shëndetsisë dhe organizate private kanë organizuar një sërë aktivitetesh nën moton “Unë Jam Këtu”. Dje pranë parkut të liqenit u improvizua një teatër sid dhe lojra të tjera për fëmijët që vuajnë nga sindroma Down. Po  ç’farë duhet të dimë për këtë sindromë?

-Individët me sindromën Down kanë 47 kromozome në vend të 46 kromozomeve që kanë individët pa këtë sindrome. Si ndodh kjo? Ata kanë një kopje shtesë të kromozomit te 21-te.

-Sindroma Down nuk është një semundje (dhe as diçka që ngjitet). Ajo është një kusht gjenetik (çrregullim kromozomik), i shkaktuar nga prania e një kromozomi shtesë në kromozomin e 21. Faktori gjenetik tek çdo njeri është gjithashtu përcaktues i ngjyrës së flokëve, syve dhe gjatësisë.

-Quhet sindroma Down, jo Down-et, dhe individët që kanë sindromën Down nuk janë sindroma Down. Sindroma Down nuk përcakton individin, ajo është thjesht një pjesë e asaj çka janë këta individë.

-Individët nuk kanë sindromën Down “te lehte” ose “te rende”. Aftesia nuk varet nga kushti gjenetik por nga individi. Individet ose e kanë sindromen Down ose nuk e kanë atë.
-Ndryshe nga perceptimi i krijuar, individët me sindromen Down nuk janë gjithmonë të lumtur. Ata përjetojnë çdo emocion.

-Ndonëse ka disa tipare fizike karakteristike tek individët me sindromen Down, këta individë ngjasojnë me shumë me familjaret e tyre sesa me njëri-tjetrin.
-Të rriturit me sindromen Down nuk janë të destinuar për të qënë “fëmijë përjete”, por te rritur që kane kete sindrome.

-Individët nuk “vuajne” nga sindroma Down (as fizikisht per shkak te sindromes). Në një studim të kryer nga Brian Stotko, 99% e të rriturve me sindromen Down raportojnë që janë të lumtur me jetët e tyre. 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike