Çuçi: Shërbime cilësore ne arsim
Decentralizimi, mënyrë qeverisje

Çuçi: Shërbime cilësore ne arsim<br />Decentralizimi, mënyrë qeverisje
Decentralizimi është mënyrë qeverisje dhe në këtë kuadër shërbimet e reja që do të ofrohen nga bashkitë, pas ndarjes së re territoriale duhet të jenë cilësore dhe t’iu shërbejnë sa më mirë qytetarëve.

Kështu ka deklaruar në tryezën e organizuar nga Ministria e Arsimit me bashkitë Ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuci i cili ka theksuar se bashkitë duhet të kenë vëmendjen e duhur për të kapërcyer këtë fazë tranzitore të kalimit të kompetencës nga Ministria e Arsimit tek Bashkitë.

“Ministria vendos standardet, monitoron standardet dhe pushteti vendor ka funksionin, duke parsur kompetenca.  Për të shkuar në funksionimin e këtij sistemi duhet që të jemi të kujdesshëm sidomos në momentet e para që të mos cënojmë standardin e shërbimit që do ofrojmë. Ne kemi ndarë shumë qartë me ligj raportin që krijohet mes bashkive dhe Ministrisë së Arsimi, ku qartë kemi thënë se kompetencat administrative e financiare do ti kenë Bashkitë, kontrollin e standardeve do e ketë ministria e arsimit” ka thënë Çuçi.

Ai ka theksuar se duhen arritur që të të krijohet një sistem që të funksionojë dhe të realizojë qëllimin e decentralizmit të qeverisjes që s’është tekë ose zgjedhje, por mënyrë qeverisje që ka ardhur si koncentrat i qindra vite qeverisje nga Evropa.

Ndërkohë, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka theksuar se, do të ndërtohen ekipe të përbahskëta për të rritur akoma më shumë cilësinë e arsimit dhe shërbimit arsimor në shkolla.

Ne do të ndërtojmë ekipe të përbashkëta pune për të qartësuar paqartësitë, duke mundësuar komunikim të ri për të parë realisht se çfarë ndodh me cilësinë e arsimit dhe shërbimit arsimor në shkollë. Ministria e Arsimit ka punuar gjatë këtyre dy viteve dhe është në proces me reformën në sistemin arsimor parauniversitar” ka thënë Nikolla.

Ajo ka vënë në dukje dy drejtimet kryesore të punës për shërbimin cilësor në arsim që janë Investimi në moshën e hershme duke trajnuar edukatorët si dhe kurrikulat e reja.

Investimi në moshë të hershme është prioritet i këtij shërbimi, është objektiv i Shqipërisë dhe Evropës, investimi në moshë të hershëm i kthehet mbrapsht shoqërisë. Ne kemi përmbyllur atë çka i ka munguar arsimit parashkollor që lidhet me standartete e kurrikulat e reja, pasi kemi kurrikul të unifikuar për fëmijët nga 3 deri 18 vjeç, tashmë kutikula që matet nxënja e aftësia e çdo fëmije është kurrikul e strukturuar e mirëorganizuar që hap pas hapi shënon progres” është shprehur ajo.

Sipas Nikollës tashmë Shqipëria ka një sistem të ri për punësimin e të gjithë trupës që operon në arsimin parauniversitar. Shkollave iu është hequr barra e 4 mijë mësuesve pa arsim përkatës që ka rënduar shumë situatën në arsim, ku ishin prekur 177 mijë nxënës.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës