Masakra e Lushnjes, Laert Haxhiu bën rekurs dënimin 'burg përjetë', prej 3 javësh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë

Masakra e Lushnjes, Laert Haxhiu bën rekurs dënimin 'burg përjetë', prej 3 javësh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë

Laert Haxhiu

TIRANE- Prej tre javësh Laert Haxhiu i dënuar me burg për jetë duke e shpallur fajtor për “Masakrën e Lushnjes” të 2017 ku mbetën të vrarë Zamir Latifi, mik i Aldo Bares, dhe Jurgen Hoxha është transferuar në burgun e sigurisë se lartë të Drenovës.

Ndërkohë avokati Detar Hysi dorëzoi rekursin, në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Apelit të GJKKO-së që la në fuqi dënimin me burg për jetë.

Ndër argumentet që ka parashtruar Gjykatës së Lartë, avokati Hysi ka renditur faktin se Apeli I GJKKO-së ka tejkaluar kopentencat. Sipas tij vendimi nuk është në përputhje me ligjin dhe se po tentohet ta hapen një sagë vrasjesh në qytetin e Lushnjës.

Po ashtu shton se një antarët e trupit gjykues të Apelit të GJKKO-së ka votuar për pafajasi për masakren.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Ka mbaruar lufta për çlirim, jo beteja për drejtësi

26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Ka mbaruar lufta për çlirim, jo beteja për drejtësi