SIBERI - Kur pothuajse në të gjithë globin shumë vende janë mbuluar nga bora, në dy qytete të Siberisë, Krasnoyarsk dhe Barnaul nuk ka rënë ende borë dhe përveç kësaj, banorët i gëzohen temperaturave të larta.
Zakonisht, Siberia shquhet për temperatura nën 0 gradë, ku më minimalja është regjistruar -47 gradë celsius kurse mesatarja e përditshme është -13 gradë celsius.
Edhe vetë banorët e Siberisë janë të habitur nga ky fakt, duke qenë se ndërkohë në shumë vende të tjera temperaturat janë nën zero.
"Nuk mbaj mend dhjetor të tillë kaq të ngrohtë", tha 83-vjeçari Fjodor Olifirenko.

Foto të tjera
Jo vetëm kaq, por edhe ato vende të cilat kishin zënë një shtresë akulli, tashmë ka filluar të shkrijë.
Edhe studiuesit shprehen se ky vit ka kaluar pritshmëritë e tyre. Ata thonë se faktor për këtë gjë janë ndryshimet e klimës dhe e cilësojnë një "pranverë" të pazakontë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO/Siberia ende pa borë