Mijëra fenerë janë ndezur në Stadiumin Olimpik në Amsterdam për të katërtin vit të një fushate sensibiliuese.

Me shfaqjen e jashtëzakonshme, Shoqata Holandeze e Kancerit shpreson të rrisë vetëdijen për njerëzit që janë të sëmurë me kancer.

Çdo fener ka emrin e një personi që lufton me kancerin ose ka humbur betejën me sëmundjen vdekjeprurëse. 

Imazhet mahnitëse tregojnë rreshtat e fenerave të vendosur në një formë zemre në mes të stadiumit, të cilat shkëlqejnë në errësirë.

Shoqëria Holandeze e Kancerit është themeluar në vitin 1949 dhe ka zhvilluar eventin me fener për tre vitet e fundit.