Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me thikë pranë sheshit Dam, në qendër të Amsterdamit në Holandë. Lajmin e ka bërë të ditur policia e Amsterdamit, duke shtuar se një i dyshuar është arrestuar.
Sipas gazetës De Telegraaf, ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Për momentin, motivet e sulmit nuk dihen, ndërsa forcat e rendit po hetojnë. Një zëdhënës i policisë ka bërë të ditur se ishte marrë një raportim për një grabitje.
Në rrjetet sociale janë publikuar video të momentit kur një helikopter mbërrin në vendngjarje për të marrë të plagosurit.
Lajmi në përditësim...

Komente

