/ATSH/- Vitin që vjen rritja e investimeve, klima më e mirë në drejtim të zbatimit të ligjit dhe të luftës ndaj fenomenit abuzues, ka rritur besimin në arritjen e objektivit për zvogëlimin e humbjeve të energjisë elektrike në një mesatare prej 5% në vit.
Deri sot niveli i humbjeve të energjisë elektrike ka arritur në një mesatare më pak se 40%, ndërsa deri në fundvit pritet të jetë edhe më ulet.
MEI ka si objektiv që ulja e humbjeve vjetore të jetë për 5% në mënyrë graduale, por me politikën shtrënguese në dobi të zbatimit të ligjit dhe qytetarëve që paguajnë energjinë, pritet që të jetë ulet akoma më tej.
Në muajin shtator niveli i humbjeve arriti 31.2%, në muajin tetor 34.7%, ndaj dhe në MEI shprehen optimistë që deri në fundvit mesatarja vjetore të jetë poshtë 40%.









