TIRANE  - Elvis Cefa, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i shkarkuar nga Kuvendi, është përfshirë në një konflikt fizik me  avokatin Ndue Pjetra.

Incidenti mes tyre është shënuar pas mesditës së sotme në zonën e ish-bllokut, ndërsa të dyja palët bënë kallëzime në polici.

Për ngjarjen blutë e komisariatit numër 2 kanë nisur menjëherë hetimet, teksa në një prononcim për mediat avokati Pejtra, deklaroi se është sulmuar fizikisht nga Çefa dhe dy persona të tjerë të cilët ai tashmë i ka kallëzuar. 

 “Në atë moment më rrethuan 3 vetë bashkë me Elvisin duke më shtyrë, edhe ndonjë grusht mund ta ketë marrë. Sherri ndodhi tek zyra e Shoqatës së Avokatëve kundër Korrupsionit. Kishte shtyrje se ishin 3 vetë, dy të tjerët nuk i njohim”, tha Pjetra

ndue pjetra
 
Pjetra tha se Shoqata e Avokatëve Kundër Korrupsioni prej një muaji ka kallëzuar Cefën për shpërdorim detyre kur Çefa ka qene pjese e KLD-se.

“Ka tjetërsuar prona, ka përdorur të gjithë gjyqtarët si vegël”, tha për mediat avokati Pjetra nga ambientet  e jashtme të komisariatit numër 2 ku dorëzoi kallëzimin e dytë ndaj ish-nënkryetarit të KLD Elvis Çefa, këtë radhë për dhunë të ushtruar ndaj tij.

Çefa: Provokim i avokatit, ngjarja e inskenuar
Për ish-numrin dy të Këshillit të Lartë të Drejtësisë tashmë çdo gjë i takon instancave shtetërore të zbardhin ngjarjen pasi ai i është drejtuar me një kallëzim organit të prokurorisë, ku pretendon të jetë goditur për shkak të detyrë, ndërsa avokatin e cilëson provokator dhe ngjarjen e sotme, të inskenuar.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)