Çekët 'çojnë në qiell' Jasir Asanin: Është Arjen Robben i Shqipërisë, në Tiranë prisni 'ferrin'

Çekët 'çojnë në qiell' Jasir Asanin: Është Arjen Robben i Shqipërisë, në Tiranë prisni 'ferrin'

Jasir Asani

Jasir Asani është emri më i lakuar i Kombëtares kuqezi. Mëngjarashi i sulmit luan me Kuangju në Korenë e Jugut, teksa i ka futur frikën çekëve, para ndeshjes që Shqipëria luan nesër kundër Çekisë, e vlefshme për grupin E të Euro 2024 në "Air Albania".

Media "Idnez.cz" e ka quajtur mëngjarashin si "Arjen Robbenin" e Shqipërisë, duke kujtuar nofkën pas goditjes dhe golit kundër Polonisë një muaj më parë. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut është zbulimi i Sylvinhos, teksa ka bërë për vete tifozët me lojën dhe grintën në fushë.

"Çeki, ju pret ferri në Tiranë", kështu e kanë titulluar reportazhin në medien në fjalë për 22 mijë tifozët në stadium, teksa Jasir Asani tregon nga kryeqyteti shqiptar se ndeshja e orës 20:45 vlen vetëm tri pikë.

“Prit dreqin. Në stadium dhe në rrugë. Tashmë në vendin tonë ka eufori futbolli”, thotë Jasir Asani në një intervistë për iDNES.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025