Nga 22 nëntori, Republika Çeke do t’u ndalojë personave të pavaksinuar futjen në ambientet e brendshme publike, por edhe në shërbime të tjera. Lajmi është bërë me dije nga vetë kryeministri çek Andrej Babis, teksa theksoi se nuk do lejohet hyrja as test negativ.
Kjo masë erdhi pasi ditën e sotme u shënuar një rekord infektimesh nga COVID-19, konkretisht 22.479 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19.
“Vetëm vaksinimet dhe shërimi nga COVID do të njihen kur bëhet fjalë për tu futur në ambientet e brendshme publike. Njerëzit duhet të besojnë më në fund se COVID vret”, tha Babis.
Aktualisht, rreth 57% e qytetarëve çekë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID, ndërsa rreth 4.425 pacientë marrin shërbim në spitale.