TIRANË - Sipas specialistit të ekonomisë, Enriko Ceko, i ftuar në A1 Report, vjedhja e thesarit është e keqja më e vogël që i bëhet vendin nga Banka e Shqipërisë. Sipas tij çdo shqiptari i janë marrë 3 dollarë nga vjedhja, por ajo çfarë është më e rëndë te BSH-ja është fondi i pagave të saj.
 
Duke e cilësuar vjedhjen e thesarit si të keqen më të vogël, Ceko ka shtuar se në 20-25 viteve të fundit shqiptarëve u janë vjedhur para nga BSH.
 
Gjatë intervistës me gazetaren Erjona Rusi, Cenko u shpreh se fondi i pagave për 500 punonjësit e BSH-së i kalon 1 miliardë dollarë, shumë që është edhe më e madhe se shuma e vjedhur.
 
Më tej ai shton se skandali është akoma më i thellë kur në BSH ka edhe fonde për shpërblime, për ditëlindje apo për martesë.
 
Por sipas tij veprimtaria më e madhe kriminale e BSH-së që u ka bërë shqiptarëve ka të bëjë me forcimin dhe zhvlerësimin e lekut në sezonet dimër-verë që do t’u sillte të ardhura për ekonominë e shqiptarëve.
 
Cenko: Auditimet ndaj BSH-së nuk kanë funksionuar 
“Kontrollet e brendshme bëhen për të përmirësuar situatën. Nuk i di përfundimet e 3 auditimeve, por ata ose nuk kanë pasur në listë për të kontrolluar të ardhurat stok, ose janë të korruptuar ose janë të paaftë.”- tha Cenko gjatë intervistës.
 
Cenko: Fullani, personi më i fuqishëm në Shqipëri, nuk e heqin dot 
“Përsa kohë nuk e heqin dot, Fullani është personi më i fuqishëm në Shqipëri. Pasi ka kapur shtresën politike.”- shprehet Cenko duke folur për mangësitë e ligjit të BSH-së
 
Sipas tij ligji për BSH-në është i mirë, por ka disa mangësi që duhet të ishin plotësuar me një ligj tjetër, apo me VKM.
 
“Përshembull deri kur arrijnë kompetencat e Guvernatorit, kush është ai që i vë vetes një rrogë 6 herë më të lartë se sa Presidenti.”- tha Cenko.
 
Kjo pikë duhet të ishte përcaktuar nga një ligj tjetër ose nga një VKM.
  
“Në këtë situatë Shqiptarët janë me të drejtë të revoltuar. Kjo ngjarje ka ndikim psikologji, pasi nuk bëjnë diferencën, kujtojnë se u janë prekur kursimet e tyre. Vetëm për këtë Fullani duhet të jepte dorëheqje.” – u shpreh Cenko.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)