Çelet edicioni i 20 i "Odës Dibrane"
takimi tradicional i trevave shqiptare 

Çelet edicioni i 20 i takimi tradicional i trevave shqiptare ">
PESHKOPI - Ka startuar edicioni i 20 i "Odës Dibrane" në qytetin e Peshkopisë. Në këtë edicion ka pjesëmarrje të artistëve të trevave shqiptare të ardhura nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria. 

"Oda Dibane" është një eveniment kulturor shumë i rëndësishëm pas Festivalit Kombëtar të Gjirokastrës. Artistët sjellin jo vetëm larminë e kostumeve të tyre shumëngjyrëshe, por edhe këngë e valle burimore të trevave të tyre.

oda dibrane

Gjithçka vjen në skenë me fanatizëm e përkushtim për atë që është tradicionale në aspektin kulturor e më gjerë, harmoninë e zërave të magjishëm si dhe valleve epike-lirike e lojërave humoristike.  

oda dibrane

Festivali Oda Dibrane ka nisur jetën e tij që në vitin 1994 në Peshkopi dhe është kthyer tashmë në një takim – tradite ku pasqyrohet në një gjini krejt të veçantë, në atë të këngës dhe valles humoristike, ritit dhe alegorisë.

oda dibrane

Ky festival ka për qëllim të bashkojë artistë shqiptar ngado që ndodhen pavarësisht nga kufijtë me idenë që “Oda Dibrane” do të jetë mikpritëse e “ Odës Shqiptare”. Ky është një takim origjinal në llojin e vet i cili synon të rizgjojë vlerat e papërsëritshme të kulturës sonë në kuadrin edhe të turizmit kulturor.

oda dibrane

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje