Çelet në COD ekspozita "Arkivi Fotografik' i çiftit Quaroni, Shqipëria në vitet 1928 -1931

Për herë të parë prezantohet i gjithë arkivi Quaroni (mbi 780 fotografi) të digjitalizuara për këtë ekspozitë. Fotografitë janë realizuar nga çifti Quaroni gjatë misionit të tyre diplomatik në ambasadën italiane në Shqipëri. Të pabotuara më parë, 86 fotografitë i përkasin periudhës 1928-1931, shoqëruar nga dy dokumentarë të periudhës së asaj kohe.

Duke patur parasysh rëndësinë e këtij arkivi Familja Quaroni i ka dhuruar shtetit shqiptar, në formë digjitale, të gjithë arkivën e familjes së saj, me 780 fotografi. Të gjitha fotot e digjitalizuara, mund të shihen sipas një renditjeje kronologjike në formë projeksioni filmik, po në këtë ekspozitë. Është dëshira e familjes Quaroni, që gjithë Arkiva Fotografike Quaroni, Albania 1928 – 1931 të jetë e përdorshme për të gjithë të interesuarit për historinë e Shqipërisë, si nga historianët, studiuesit, diplomatët, gazetarët, ashtu dhe studentët shqiptarë e të huaj.

Vizitorët do të zbulojnë ngjarje, njerëz, jetën e përditshme, peizazhet dhe traditat e Shqipërisë, ashtu si janë vëzhguar dhe përjetuar nga Pietro dhe Larissa Quaroni. Ekspozita përcjell një kontekst me interes të madh historik dhe social: imazhe befasuese dhe origjinale, një përshkrim i rrallë dhe unik, veçanërisht i figurave politike dhe i personazheve që kanë dominuar skenën shqiptare të viteve ‘20 dhe ‘30.

Kjo ekspozitë vjen në Shqipëri në bashkëpunim me ambasadën italiane dhe Institutin Italian të Kulturës. E pranishme ishte Cristina Quaroni, mbesa e çifit Quaroni, ambasadori italian Alberto Cutillo dhe drejtoresha e Institutit Italian, Alessandra Bertini Malgarini. 

"Jam shumë i lumtur të jem këtë me ju në këtë aktivitet të rëndësishëm. Kam detyrën më të lehtë që të bëj falenderimin e personave që bënë të mundur realizimin e kësaj ekspozite, drejtoreshën e Institutit Italian, Alesandra Bertini, stafin e COD. Kemi tre breza të familjes Quaroni, pa brezin e parë Pietro dhe Larissa nuk do të kishim këto foto, pa brezin e tretë nuk do të kishim këtë ekspozitë, nëse ambasada spanjolle nuk do ta kishte emëruar Vicenten ambasador në Tiranë nuk do të kishte sjellë këto foto të familjes, Cristina.

Por edhe brezin e ndërmjetëm, ambasadorin që ka ruajtur këto foto. Quarini dhe mbreti Zog kishin të njëjtën moshë, u krijua një raport vlerësimi të ndërsjellë. Mbreti thërriste dhe në sekretin më të madh u tregonte të fshehtat dhe më pas shfaqte të kundërtën. Këta mblidheshin për të gjetur sekretet e mbretit dhe kush ishte e vërteta. Ndoshta përmes intrigave argëtohej ose ishte mënyra e tij e qeverisjes. Shqiptarët revolucionin e kishin në gjak. Këta shënime të 1939 tregojnë sa ka ndryshuar jeta shqiptare" tha ambasadori Cutillo.

Ndërsa Cristina Quaroni, mbesa e Pietro dhe Larissa Quaroni tregoi sesi shihej Shqipëria asokohe në sytë e gjyshërve të saj. "Shpresoj që ekspozita të jetë një mënyrë për ta njohur periudhën e asaj kohe. Për Shqipërinë kam ruajtur një kujtim të mirë. Gjyshja ime ka dokumentuar qëndrimin në Tiranë, por nuk mund të dinte që ky kujtim do të ishte kthyer në Shqipëri. Tre albumet kanë udhëtuar në disa vende të botës, ku shtoheshin foto të vjetra. Më vonë na erdhi emërimi në Tiranë një shenjë shumë e mirë. Nga ajo epokë na mbetën pak gjëra sa po shndrrohej në një kryeqytet modern. Tirana asokohe kishte 30 mijë banorë" tha ajo.  Ekspozita do të qëndrojë e hapur në COD nga data 17 maj-29 qershor 2019.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy