Çelet ekspozita me instalacionet e 5
artistëve mes grafikave kompjuterike

Çelet ekspozita me instalacionet e 5<br />artistëve mes grafikave kompjuterike
Ekspozita “Duke qëndruar pezull" në sallën COD të kryeministrisë mbrëmjen e së premtes ka bashkuar veprat e artistëve Flaka Haliti, Laurent Mareschal, Nathan Coley, Peter Kogler dhe Vigan Nimani.

Duke shfrytëzuar teknologjinë kompjuterike për krijimin e rikrijimin e një serie imazhesh grafike, artisti austriak Peter Kogler prezanton 6 vepra.

Në Forum projektohen 16 intervistat e artistit, duke e sjellë në disa dimensione procesin e tij krijues.

Artisti skocez Nathan Coley prezanton veprën “Një vend përtej besimit”. Kuratori i eskpozitës Erzen Shkololli rrëfen fijen lidhëse të autorëve të kësaj ekspozite ne konceptin e tij kuratorial.

Sonte në COD prezantojmë 5 artistë, dy nga Kosova Flaka Haliti dhe Vigan Limanin dhe tre artistë të tjerë që vijnë nga vende të ndryshme të botës. Ky ëhstë një gërshetim shumë i mirë i artistëve mes vetes që të korespondojnë punët mes vetes dhe me realitetin shqiptar” tha ai.
 
Më tej Flaka Haliti, artistja që në 2015 përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venecias, paraqet instalacionin “Duke qëndruar pezull”, një metaforë që e vë artistin përballë komercialitetit të botës që e rrethon. Instalacioni është prezantuar më herët në Berlin në 2014.

Artsitja e njohur kosovare Flaka Haliti ndihet e emocionuar që gjendet me vepërn e saj në Tiranë.

“Është një punim që, është menduar në anglisht titulli, nënkupton që ose audienca, artisti ose dikush tjetër është duke qëndruar ose duke kaluar një kohë koti dhe është një vetëkritikë në komoditetin të cilin e krijon


[gallery]19097[/gallery]

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Përplasje mes grupeve në Francë, ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar! Plagosen rëndë djali, nipi dhe një i tretë (Emri)

Përplasje mes grupeve në Francë, ekzekutohet 47-vjeçari shqiptar! Plagosen rëndë djali, nipi dhe një i tretë (Emri)