TIRANE- Në kuadër të javës kombëtare të ujit është çelur ekspozita e përbashkët ballkanike Uji dhe Energjia. Profesionistë të sektorit të ujit nga gjithë Ballkani do të prezantojnë dhe diskutojnë aspektet e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizime duke i gërshetuar me marrëdhëniet që ka uji me energjinë. Pjesë e kësaj ekspozite është edhe kompania “Chimica D’agostini”. Presidenti i kësaj kompanie Donato D’agostini e sheh si shumë të rëndësishëm pastrimin dhe mirëmbajtjen e ujit në Shqipëri.
“Jemi këtu për të dhënë një mbështetje teknike dhe shkencore për të bërë pastrimin dhe trajtimin e ujit për të shmangur rreziqet që mund të shkaktojë në shëndetin e njerëzve. Kompania jonë operon në treg prej 70 vjetësh dhe ndodhemi edhe në tiranë pasi aktivitetin tonë duam ta shtrimë edhe në Kosove , Maqedoni e Mal të Zi. Ka ardhur koha që të kuptojmë se nëse nuk e trajtojmë ujin si duhet ai kthehet në një produkt të rrezikshëm dhe kancerogjen”, tha Donato D’agostini.
Ekspozita e organizuar nga shoqata ujësjellës kanalizime do të jetë e hapur për të gjithë të interesuarit në datat 5-6-7 nëntor në ambientet e hotel “Tirana”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO