KORÇE, 31 Janar/ATSH/- "Besimi i qytetarëve tek forcat e policisë është rritur krahasuar me vitet e mëparshme", deklaroi sot nga Korça, Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri.
Ministri inauguroi Zyrat e Shërbimit Unik për qytetarët së bashku me Kryeministri Edi Rama dhe Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë Artan Didi.
Tahiri tha se në vitin 2014 ishin rreth 5 mijë qytetarët që u mbështetën tek policia për problemet e tyre, ndërsa në 2013 ishin 2 mijë të tillë.
Ministri Tahiri u shtoi gjithashtu se aksesi i qytetarëve të policia është dyfishuar.
Gjatë kthimit nga Korça, ministri Tahiri është ndalur edhe në policinë e qarkut të Elbasanit ku u takua me efektivët e qarkullimit dhe rendit, në veçanti me inspektorët e zonave.
Tahiri ka kërkuar kontroll më të rreptë të territorit, shtim të kontaktit të punonjësve të policisë me qytetarët si dhe forcim të luftës kundër korrupsionit duke e nisur këtë të fundit nga brenda ambienteve të policisë së shtetit.
Ndaj efektivëve të qarkullimit Tahiri kërkoi ulje të numrit të aksidenteve./a.g/