Celibashi: Patëm pezullim të votimit në 40 QV, nuk është shqetësim! Rezultati del brenda fundit të ditës së nesërme

Procesi i votimit për 61 bashkitë e vendit dhe këshillat bashkiak ka përfunduar pa incidente serioze. Teksa ka nisur procesi i numërimit të votave, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se rezultati do të dalë brenda ditës së nesërme. Kryekomisioneri ka renditur edhe problematikat që janë hasur gjatë procesit të votimit në të gjithë territorin.

Celibashi e nisi me problemin e identifikimit biometrik duke thënë se ka pasur pezullim në 40 qendra votimi por shprehet se nuk ishte aq i rëndë sa u propagandua.

“Kemi konstatuar se në 11% të qv janë hasur vështirësi në gjetjen e qendrës së votimit. Kemi konstatuar që në 62 qv nga 5213 ka pasur shkelje për materiale propagandistike në një distancë prej 150 metra. Për procesin e votimit, kemi pasur pezullim në 40 qendra votimi. Është numër shumë i vogël se sa është propaganduar dhe është paraqitur si shqetësim. Për 30 qendra votimi është raportuar votim në grup, në 4 raste kemi marrë raportim për votim jashtë dhomës së fshehtësisë. Në 10% është përdorur lista në mënyrë manuale. Në 2 qv të bashkive që është votuar përmes sistemit elektronik është përdorur vetëm 1 nga 2 makinat dhe në të gjithë të tjerat procesi i votimit elektronik ka vijuar shumë mirë”, tha Celibashi.

Ndër të tjera, Celibashi u shpreh se janë kryer 35 denoncime. Sa i përket rezultatit në 3 bashkitë ku u krye votimi elektronik, kryekomisioneri sqaroi:

“30 minuta pas përfundimit të procesit që do të thotë se procesi duhet të konsolidohet edhe në pikëpamje dokumentare. Duke qenë se ka vështirësi në një pjesë të operatorëve për të finalizuar këtë proces, ne të dhënat i kemi, kemi dashur që të shpallim rezultat të konsoliduar për të mos krijuar keqkuptim ndaj nuk kemi dashur të kemi rezultate parciale.”

Celibashi sqaroi edhe shifrën e pjesëmarrësve duke thënë se është 34.37%.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:27
Celibashi: Rezultati i zgjedhjeve do dalë nga fundi i ditës së nesërme

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se rezultati i zgjedhjeve do të dalë brenda mbrëmjes të së martës.

“Nuk do tolerojmë asnjë sjelle të komisionerit dhe numërimit dhe fundi i ditës së nesërme ne do kemi rezultatin e zgjedhjeve”, tha Celibashi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?