Celibashi deputet i PS, PD: I vodhi
votat Ngjelës, çoi Ramën në Bashki

Celibashi deputet i PS, PD: I vodhi <br />votat Ngjelës, çoi Ramën në Bashki
TIRANE - Partia Demokratike ka ironizuar prurjen më të re të partisë socialiste, ish-kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin, i cili sipas PD-së i vodhi votat Ngjelës për të bërë Ramën kryetar bashkie.

Në një deklaratë për mediat gjatë ditës së sotme, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorspi, akuzoi Ramën se në listat e deputetëve do përfshijë me urdhër të organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”, ish-kryeprokurorin, Theodhori Sollaku dhe ish-Kryeprokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, e cila e mbrojti atë si avokate, nga hetimi si kryeorganizator i puçit të 21 janarit, siç e cilësoi ajo.

“Kështu ai sot doli para mediave dhe njoftoi zëvëndësimin e Gramoz Rucit si kryelistë në qarkun e Fierit me ish kryetarin e KQZ-së, famozin Ilirjan Celibashi me të cilin i vodhi mandatin Spartak Ngjelës, si rival që e kishte për kryetar bashkie. Burime nga selia “mavi” e partisë së re të Ramës bëjnë të ditur se këto ditë, Rama do të paraqesë kandidatë për deputete ish Kryeprokuroren e Përgjithshme Ina Rama e cila e mbrojti atë si avokate, nga hetimi si kryeorganizatori i puçit të 21 janarit.

Listës së kandidatëve do ti shtohet Dhori Sollaku me urdhër të prerë të organizatës kriminale “Hakmarrja për Drejtësi” që sundon mbi Z.Rama.Në listë thuhet se do të jenë Pjerin Ndreu dhe Veli Myftari, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, tëe larguar per vepra te qarta kriminale, nga organet e Policisë dhe te dënuar nga keto organe”- tha Vorpsi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë