TIRANE- “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me një antar”. Kjo është zgjidhja që jep ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi, për këtë institucion, që për socialistët mbetet në fokus të axhendës.

Në rolin e ministrit dhe të një ish-drejtuesi të institucionit më të lartë zgjedhor, Celibashi pohon se KQZ duhet të reformohet dhe t’i kthehet legjitimiteti.

Sipas Celibashit duhet të marrë fund politizimi i këtij institucioni.

Celibashi ka siguruar se mazhoranca e re do të sjellë një model të ri në këtë institucion ndryshe nga ai i qeverisë Berisha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)