Celibashi nuk regjistroi PD, debate në Repolitix, Kthupi: Akt politik, prapaskenë që të dilte Basha në skenë! Haklaj: Qokë për Berishën! Roshi: Vendim i drejtë

Situata e tensionuar vijon të jetë prezente në Partinë Demokratike, aq më tepër teksa sot u vendos mosregjistrimi i grupit zyrtar të selisë blu. Ka qenë komisioneri Celibashi pas një ngërçi të gjatë juridik që ka vendosur ditën e sotme mosregjistrimin e PD për mosplotësim të dokumentacionit.

Pikërisht ky ngërç që solli edhe njëherë në skenë ish kryedemokratin Lulzim Basha në fakt ka ndarë sërish opinionistët. Të ftuar në Repolitix me gazetarin Denis Minga, avokati i PD-së Rezart Kthupi ka vijuar ta cilësojë vendimin e komisionerit si akt politik, ndërsa për avokatin Përparim Caca ishte një vendim i drejtë.

“E para në vendimin e sotëm komisioneri nuk kishte asgjë të r. ishte vendim i parlajëruar. Ai ka treguar se kush do ishte vendimi tij që në momentin që vendosi atë kohën 48 orë… Argumenton mbi deklaratën dhe bën shembuj që s’kanë lidhje fare. Janë argumentë të paqëndrueshëm. Ky vendim është i përgatitur politikisht, që PD mos të regjistrohej në zgjedhje.

Qëndrim i gabuar, ishte prapaskenë që të nxirrej në skenë Basha. Një person që është dorëhequr nuk mund te kthehet.”- tha Kthupi.

Avokati Caca u shpreh se nervozizmi nga ana e PD është pa sens, pasi kishin ankimimin gati.

Caca: Se kuptoj nervozizmin tuaj, kur ankimin e kishit gati. E prisnit këtë vendim. Ishte ankim gati, pritet thjesht numrin e vendimit për ta depozituar.

Kthupi: Nervozizmi qëndron te teknikalitetet, bashkoi dy kërkesat e PD i shqyrtoi bashkë...

Ndërsa sa i takon ish deputetit Azgan Haklaj, lëlizja e Celibashit në fakt ka qenë një qokë për Berishën. Edhe pse korrespondon me zhvillimet e fundit të PD-së, Haklaj u shpreh se Celibashi bëri këtë zgjedhje për t’i dhënë kohë Sali Berishës që të gjejë një shteg ky dhe të futet në zgjedhje.

“Celibashi i ka ardhur në ndihmë Berishës. Ai thotë që njeh Berishën si kryetar por ligjërisht është Basha.... ndërkohë që Berisha nuk përfaqëson asnjë politikisht as ligjërisht. Ai e bëri këtë për t’i dhënë kohë Sali Berishës që të gjejë një shteg ky dhe të futet në zgjedhje. Aty ka dy kërkesa dhe Celibashi i ka përfshirë në një vendim.

Basha ka dhënë dorëheqjen. Ka bërë një hap pas dhe nuk është e detyrueshme që dorëheqja e tij të jetë e depozituar në Gjykatë. Ai bëri një dorëheqje dhe përdori dy instrumente autorizimin dhe komandimin. Kjo është qokë e fundit e Celibashit për Berishën.”- tha Haklaj.

Ndërsa Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi tha se Celibashi duhet të futej në zgjedhje, por pjesa tjetër është mëse korrekte.

“Berishën duhet ta kishte regjistruar, për pjesën tjetër shoh korrektësi.”- tha Roshi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që Partia Demokratike të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.  Celibashi vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar. 

Tashmë grupimi Alibeaj i është drejtuar KAS, ndërsa Sali Berisha nga ana tjetër pa një parti të tijën, pritet të zyrtarizojë koalicionin me Metën dhe dy aletatët Vangjel Dule e Nard Ndoka, për të kapur 15 marsin, afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:50
‘Je komunist!', ‘plas’ sherri në Repolitix, Haklaj-Roshit: O Servil, s’je kërrkushi! I  ftuari largohet nga studio

 

Me debate ka vijuar mbrëmjen e sotme emisioni Repoltix mes ish deputetit Haklaj dhe kreut të Ballit Kombëtar, Artur Roshit. Sipas këtij të fundit, Berishës do i hiqet me kohën Non Grata ndërsa ish deputeti thotë se kjo është e pamundur.

Pas debatit, ofezat kaluan në personale dhe Roshi la sallën.

Pjesë nga debati:

Roshi: Ik tashi se je komunist

Haklaj: Si? Kush është komunist?

Roshi: Rri tashi, o Azgan më flet ti kot mua përditë për demokracinë.

Haklaj: Mënyra sesi flisni juve e tregon që jeni komunist.

Roshi: Servila jeni ju që i rrini mbrapa këtyre. Mos më tregoni mua. Qëndro te vendi yt aty. Berisha është non Grata do ta heqi, pikë mbaroi tani.

Haklaj: E ke lexuar apo jo memorandumin e Joe Biden, e ke parë për çfarë është shpallur Non Grata Berisha?

Roshi: Po ça të shikoj, Biden me demencë e thotë gjithë Amerika.

Haklaj: S’je kërrkushi. Servil je.

Roshi lë emisionin.  

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 22/03/2023 01:53

    blej nje arke me sapuna o ahmetaj,,, kam qejf qe dhe meta dhe saliu te blejne nga nje arke me sapuna...ne ka zot...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

BBC: Shqipëria, gati për të bërë historinë ndaj Spanjës

BBC: Shqipëria, gati për të bërë historinë ndaj Spanjës