Çka do të thotë se socialistët do garantojnë votimin e dekreteve të presidentit në mënyrë të fshehtë dhe kohë të barabartë diskutimi të liderit të opozitës me kryeministrin në seancë plenare, pika për të cilat, legjislaturën e kaluar grupi i punës për reformën parlamentare nuk ra dakord, pavarëisht 4 muajve punë. Ish kreu i KQZ, tashmë me kostumin e anëtarit të ekzekutivit të ri, deklaron se misioni i parë që lidhet me KQZ është rikthimi në legjitimitet i këtij institucioni, e për këtë duhet një marrëveshje politike.
Celibashi tha se ministrat e kabinetit të ri qeveritar, janë ende duke punuar dhe hartuar projektin e dikastereve që ata do të drejtojnë, por e sigurt është se e majta do garantojë një qeverisje ndryshe nga ajo e 8 viteve që lamë pas.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)