Edhe KQZ e paqartë për kandidatët e Alibeajt! Celibashi: Në të gjithë vendin janë regjistruar 147 emra për garën në 61 bashki

Pas refuzimit të Enkelejd Alibeajt për të sqaruar sesa është numri i emrave që ka nxjerrë në garë për qytetarin e parë në 61 bashki të vendit, edhe KQZ është e paqartë sesa kandidatë për kryebashkiakë ka PD zyrtare.

"Akoma nuk e kemi informacioninn dhe kjo jo për neglizhencë por duke qenë se procesi i dorëzimit të dokumenteve për zgjedhjet vendore që një pjesë dorëzohen në KQZ dhe një pjesë në KZAZ e kemi të pamundur se jemi në proces vlerësimi për të dhënë përgjigje të saktë. Sot ose nesër do kemi informacion të saktë. Të dhëna s’mund të jap me këtë proces deri tani", tha Ilirjan Celibashi.

Në të gjithë vendin, thotë Celibashi janë 147 kandidatë për kryebashkiakë.

“Ne na rezulton që janë 24 subjekte zgjedhore që kanë dorëzuar listat shumë emërore në KQZ dhe 38 në KZAZ. Janë 147 kandidatë për kryetarë bashkie, pra dokument i depozituar, janë 7 kandidatë të propozuar nga zgjedhësit 5 për këshillin bashkiak dhe 2 për kryetar bashkie. Deri tani 22 mijë 607 kandidatë”, tha Celibashi.

Celibashi u pyet edhe për fushatën e nisur nga Partia e Lirisë dhe Grupi I Berishës me simbolet e Partisë Demokratike, sic është edhe kjo foto e publikuar një ditë më parë nga deputetja e PL Monika Kryemadhi. 

“Me siguri që simbolet e një partie politike s’mund të përdoren nga një subjekt tjetër. Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Nëse verifikohet një rast i tillë, subjekti që s’ka të drejtë të përdorë logon me inicialet e subjektit tjetër ndalohet t’i përdorë. Do vlerësuar ngjashmëria, nëse krijon konfuizon te zgjedhësit, do e përdorë subjekti që e ka si logo, tjetri ndalohet t’i përdorë”, tha Celibashi.

Ilirjan Celibashi I tërhoqi vëmendjen edhe insitucioneve, veçanërisht bashkive për të mos përdorur aktivitetet publike për fushatë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:05
Do jenë në fletën e votimit kandidatët e PD që janë tërhequr nga gara? Ja si përgjigjet Celibashi

1680174423_kqqzzz757x4501696x414.jpg

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se kandidatët e Alibeajt që janë tërhequr nga gara nuk do të jenë në fletën e votimit.

“Nëse tërhiqen nuk do të jenë pjesëmarrës në garë. Nuk konsiderohet që është fleta bosh. Do jenë subjektet e tjera, nuk do jetë në fletën e votimit, do mungojë. Përjashto rastin nëse tërhiqen pasi është miratuar dhe printuar fleta e votimit. Do jenë aty se s’kemi çfarë të bëjmë. Nëse tërhiqen në këtë moment nuk do jenë në fletën e votimit”, deklaroi Celibashi.

Ora 11:55
Ankimimi i Alibeajt për simbolet e PD në koalicionin Berisha-Meta, Celibashi: Nëse ka ngjashmëri që krijon konfuzion, përdor vetëm subjekti që e ka logo

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për ankimimin e Enkelejd Alibeajt për simbolet e PD që supozon të jenë përdorur në koalicionin Berisha-Meta.                                

“Me siguri që simbolet e një partie politike s’mund të përdoren nga një subjekt tjetër. Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Nëse verifikohet një rast i tillë, subjekti që s’ka të drejtë të përdorë logon me inicialet e subjektit tjetër ndalohet t’i përdorë. Do vlerësuar ngjashmëria, nëse krijon konfuizon te zgjedhësit, do e përdorë subjekti që e ka si logo, tjetri ndalohet t’i përdorë”, tha Celibashi.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë