25 prilli/ Celibashi: Vota e pavlefshme nëse zgjedh një parti dhe kandidat të partisë tjetër! Lejohet edhe nëse zgjidhni vetëm kandidatin ose vetëm partinë

TIRANË- Në këto zgjedhje, shqiptarët do të votojnë për herë të parë me lista të hapura dhe kjo ka bërë që fleta e votimit të jetë ndryshe nga vitet e tjera. Për pasojë, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi gjatë ditës së sotme ka shpjeguar me detaje se kur një votë do të quhet e vlefshme dhe kur jo.

Me mundësinë e re që iu është dhënë votuesve, një votë do të quhet e PAVLEFSHME, atëherë kur ajo shkon për partinë/koalicionin dhe kandidatë të ndryshëm! E thënë më thjeshtë me anë të një shembulli konkret, nuk mund të votohet për PS-në dhe kandidatin PD-së apo të një partie tjetër. Pra në çdo rast, votat duhet të jenë brenda së njëjtës parti/koalicion. Gjithashtu nuk lejohet as të votohet për 2 kandidatë njëkohësisht apo për 2 parti të ndryshme.

Ndërkohë, votuesit kanë të drejtën që të zgjedhin VETËM kandidatin ose VETËM partinë. Megjithatë, duhet pasur parasysh që kur votohet vetëm kandidati, atëherë kjo votë automatikisht i shkon edhe partisë me të cilën ai garon.

Ashtu sikurse u vendos ditën e djeshme, fleta e votimit do të jetë me numra dhe për të shmangur çdo paqartësi apo konfuzion të votuesve në ditën e votimit, në çdo qendër në mure do të afishohen postera të mëdhenj si edhe fletë palosje me qëllim informimin e çdo qytetari për numrin që i korrespondon çdo kandidati.

Mes të tjerave, Celibashi ka bërë me dije se mëngjesin e sotëm KQZ-ja ka kontaktuar me kompaninë sllovene CETIS fituese e tenderit për printimin e fletëve të votimit që do të përdoren në zgjedhjet e 25 Prillit, të cilët janë shprehur se me variantin e ri, nuk do të ketë më probleme në printim apo transport. E gjitha do të mbyllet brenda afatit 10 ditor, siç ishte parashikuar në kontratë. 

Në fund, Celibashi pati edhe një thirrje për të gjitha partitë politike që të bëjnë fushatë të qetë e të ndershme pasi të gjitha palët e përfshira "janë në monitorim".

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Miratimi i fletës së votimit, Yuri Kim: Do të mbështesim fuqimisht KQZ-në

1617356141_yurikim1.jpg

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur lajmin e dhënë nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi se fletët e votimit do të jenë të printuara dhe dërguara në kohë pranë KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.

"Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit – shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet 25 prillit. Ne fuqimisht mbështesim përpjekjet e KQZ për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente", shkruan Kim.  

Ora 11:40
Printimi i fletëve të votimit, Celibashi: Kemi kontaktuar kompaninë sllovene, i qëndrojnë afateve të kërkuara nga ne

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i pyetur në lidhje me vonesat e fletëve të votimit, tha se që herët në mëngjes është kontaktuar kompania sllovene dhe fletët e votimit do të vijnë brenda afateve të caktuara.

‘Ne kemi komunikuar herët në mëngjes me përfaqësuesit e kompanisë sllovene dhe kemi marrë konfirmimin sikurse është fleta e votimit tani ata mund t’i qëndrojnë afateve që ne kemi kërkuar për printimin dhe për t’i sjellë këtu në KQZ. Kështu që nuk kemi asnjë lloj problemi me sjelljen e fletëve votimi. Do të jetë e njëjtë në të gjitha qarqet.

Nëse do të kishim edhe një vonesë më shumë në lidhje me kohën se kur do të kishim versionin përfundimtar të fletës së votimit, do të paguanin më shumë për transportin duke qenë se mund të ishim në kushte të emergjencës. Kemi tashmë gjithë mirëkuptimin e kompanisë sllovene. Informacionin duhet t’ua kishim dhënë që në 26 mars. Ata me të njëjtat financa do të përmbushin punën e tyre për t’i printuar dhe për të kryer transportin.’- tha Celibashi.

Ora 11:29
Fleta e votimit/ Celibashi tregon rastet kur vota quhet e vlefshme: Mund të votohet vetëm kandidati ose vetëm partia

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka treguar se kur një votë quhet e vlefshme. Ilirjan Celibashi ka treguar se kur një votë quhet e vlefshme.

" Është e qartë që nuk do të jenë emrat, por numrat në këtë fletë votimi tregojnë kandidatët të renditur sipas asaj që ka sjellë partia, që ë do të thotë votuesit duhet të kenë të qartë numrin e kandidatit apo të partisë politike,që duan të zgjedhin. Vec kësaj, në çdo qendër votimi do të vendosim postera të mëdhenj që tregojnë se cfarë numri ka secili kandidat dhe secila parti, do të ketë edhe fletëpalosje në cdo dhomë të fshehtësisë, nëse do të konfuzohet ta konsultojë edhe një herë informacionin me fletëpalosjen që do të jetë te dhoma e fshehtësisë. Një votues mund të zgjedhë partinë ose koalicionin dhe vetëm një kandidatë të këtij partia ose koalicioni, nuk mund të zgjedhje një parti apo një koalicion dhe kandidatin e një partie apo koalicioni tjetër, në çdo rast zgjedhja do të jetë brenda partisë. Votuesi mund të zgjedhë vetëm partinë ose koalicioni, nëse duk do të zgjedhje kandidatin, edhe kjo është e vlefshme. E vlefshme është edhe nëse zgjedhë vetëm një kandidat edhe pse nuk e ke zgjedhur partinë ose koalicionit. Nuk mund të zgjedhës 2 kandidatë apo 2 parti", tha Celibashi.

Ora 11:20
Celibashi thirrje partive politike: Bëni fushatë të qetë! Jemi të gjithë të vëzhguar

Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje partive politike që të zhvillojnë një fushatë të qetë dhe të lejohen qytetarët që të zgjedhin kë ata dëshirojnë.

“Kjo thirrje vlen për partitë politike, kandidatët. Çfarë vlen për të korrigjuar, duhet ta bëjmë me qëllim që këto zgjedhje jo vetëm të jenë më të mira se zgjedhjet e shkuara, por në përputhje me standardet. Jemi të gjithë të vëzhguar, në fund të ditës, për secilin nga ne do të ketë gjykim. Përgjegjësit për mospërmbushjen e Kodin Zgjedhor, do e mbajë përgjegjësinë dhe do të paraqitet në sanksionet përkatëse. Bëj thirrje partive politike dhe kandidatëve të bëjnë një fushatë të qetë dhe të lejohen qytetarët të zgjedhin kë të dëshirojnë”,- tha Celibashi.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër