Çelja e negociatave / 'Drejtësia, Liria e Siguria', ministria e Drejtësisë takim përgatitor me gjermanët për kapitullin 23

Çelja e negociatave / 'Drejtësia, Liria e Siguria', ministria e Drejtësisë takim përgatitor me gjermanët për kapitullin 23

Kur Shqipëria është në prag të vendimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, Ministria e Drejtësisë si institucion lider për Kapitullin 23, do t’i kushtojë vëmendje përgatitjes për këtë kapitull.

Kapitulli 24 dhe 23 kanë të bëjnë me çështjet si  "Drejtësia, Liria, e Siguria", Fushat kryesore: - Lufta kundër krimit të organizuar - Migracioni, Azili, Kufijtë e jashtëm dhe politika e vizave - Lufta kundër terrorizmit- Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale&civile.

Së fundmi, zv.ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka është takuar me përfaqësues të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për t’u dakordësuar lidhur me bisedimet dypalëshe që do të zhvillohen me BE për Kapitullin 23.

Detajet e takimit janë përcjellë nga zv.ministrja Caka e cila tregon çështjet që janë diskutuar:

_“Ndërkohë që presim vendimin e Këshillit Evropian për hapjen e negociatave, Ministria e Drejtësisë po punon intensivisht për çeljen e kapitullit 23 të acquis. Së bashku me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe GIZ, këtë javë zhvilluam një takim përgatitor në parapritë të takimit dypalësh të shqyrtimit të legjislacionit (bilateral screening) që do të kemi me Bashkimin Evropian për Kapitullin 23. Ky i fundit pritet të ndodhë pas hapjes së negociatave dhe në të do të diskutohen çështje të reformës në drejtësi, anti korrupsionit dhe të drejtave të njeriut. Me afrimin e tetorit dhe perspektivën e hapjes së negociatave, po punojmë dita-ditës për të identifikuar nivelin aktual të përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE, sikurse edhe planifikimin e detajshëm për të rritur efikasitetin dhe kapacitetin e institucioneve shqiptare në angazhimin integrues në familjen e madhe evropiane. I gjithë procesi, i udhëhequr nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, me Ministrinë e Drejtësisë si institucion lider për këtë kapitull të rëndësishëm po asistohet edhe nga ekspertë ndërkombëtarë.Në këtë takim, krahas përfaqësuesit të GIZ dhe ekspertëve të nivelit të lartë, ishte i pranishëm edhe ish kryenegociatori i Malit të Zi”,shkruan Caka.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 20/09/2019 17:28

    Jane njerezit kot neper burgje,or derra....drejtesia juaj o maskarenj nuk duket askund!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja