Çelja e negociatave, Rama: Më në fund u hap dera! KE: Lajm i shkëlqyeshëm! SHBA: Pasqyron punën e qeverisë (REAGIMET)

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Ruçi, lideri i opozitës Lulzim Basha dhe politikanët e tjerë kanë përshëndetur vendimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për çeljen e negociatave. Po ashtu, Presidentja e KE-së, presidenti i PE-së, komisioneri për zgjerimin, ambasadorët e SHBA-BE-së në vendin tonë, por edhe fqinjët kanë uruar Shqipërinë për këtë vendim historik.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:28
Çelja e negociatave, Bregu: Se prisja të hapeshin portat, kur muret po rezultojnë e vetmja siguri

1585074891_majlindagrengu.jpg
Ish-deputetja demokrate, Majlinda Bregu aktualisht Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal shkruan se kurrë nuk e kishte menduar se portat e Europës për Shqipërinë do të hapeshin në një moment kur muret duken e vetmja siguri, referuar karantinës ku është futur cdo shtet nga koronavirusi.

"Gezimi eshte i mrekullueshem... Shume here e kam imagjinuar kete dite, por asnjehere se do te vinte keshtu. E brishte, e tendosur, e munduar nga lodhja e capitjes sone te gjate drejt saj. Asfare se kisha menduar qe te ngerthyer mes krizave e se fundmi kercenimeve prej nje virusi mizor, do te na dukej kjo ngjarje si dytesore. Ja pra si per ironi te fatit, shembja e murit e celja e portes per te hyre me ne fund ne Europe duhej te vinte ne kete realitet kur muret po na rezultojne trishtueshem e vetmja siguri!

Urime te gjitheve qe ne kete orvatje te gjate te shqiptareve drejt Europes kane zbuluar te verteta, jane ndergjegjesuar e do te vazhdojne te punojne te qarte se-nga arritjet te zhgenjimet; nga perpjekjet te bllokimet, nga kokefortesia te leshimet; nga paragjykimet te vetepermbajtja, mes garameteve e ahteve,-kjo eshte Rruga Jone! Me mire vone se Kurre" thotë Bregu.

Ora 19:27
Çelja e negociatave, Braçe: Nuk jemi vetëm, shqiptarët kanë Europën me vete

 Zv/ kryeministri Erjon Braçe shkruan se gjithmonë shqiptarët kanë pasur Europën me vete në momente të vështira. "Nuk jemi vetem, me ne fund do nisim negociatat e pranimit ne BE! Rruge e gjate! Pune e veshtire! Ne kete vend, prej nje jete nga themelimi i shtetit shqiptar, ishte nje kohe kur evropen e kane share, madje me vjersha e kenge, ishte nje kohe tjeter, kur vendin e ndane nga Evropa, perendimi, ku me lufte e gjate luftes ishte rreshtuar, vendin e izoluan per 45 vite! Me pas ne u hapem, Evropa u hap ndaj nesh me rregulla vendesh, shpesh te ndryshme, me pas kufiri u BE i lire, ne individualisht u integruam, madje edhe si qytetare te vendeve te saj!

Po Shqiperia? Shqiperia u perpoq shume, u vonua shume, u perpoq perseri, deshtoi, e nisi nga zero edhe nje here, arriti, frenoi, eci here me nje kembe, dy u bene rralle. Une jam i lumtur qe ne 6 vite e gjysem, partia socialiste, maxhoranca e saj, qeverite e dala prej saj, punuan, luftuan, bashkepunuan, realizuan, arriten dy vendime shume te rendesishme per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ne fillim vendimin per statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE, tani vendimin per celjen e negociatave per anetaresim ne BE! Dua te kujtoj se edhe marreveshjen e stabilizim asociimit mes Shqiperise e BE-se, nje qeveri e jona e nenshkroi; dua te kujtoj se komisioni Evropian, tre here gjate dy viteve te fundit ka vleresuar, gjykuar, vendosur e rekomanduar mbi arritjet jetike, celjen e negociatave me Shqiperine!

E shihni; Shqiperia tani nuk eshte vetem! Nga janari ne mars, ne nevoje jetike, ky vend, ky popull, ka patur Evropen me vete, si kujdes, si mbeshtetje, si shtepi e perbashket! Nje beteje e fituar! por eshte lufte akoma; lufte me veten! Per tu bere edhe me te ligjshem, edhe me te drejte, edhe me te nderahem, edhe me te barabarte, edhe me te hapur e garantues, edhe me punetore, edhe me solidare, edhe me te mire, keshtu, me evropiane! Urime shqiperi! Urime cdo shqiptari! Edhe Fatos Lubonjes". 

 

Ora 17:43
Pro negociatave, Holanda: Do kontrollojmë ecurinë e bisedimeve me Shqipërinë

1581698564_stefblok.jpg
Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok pas dhënies së votës pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, shprehet se parlamenti i vendit të tij do të kontrollojë ecurinë e dy vendeve, sipas metodoligjisë së re që u miratua për anëtarësimin në union. "Maqedonia e Veriut ka përmbushur kërkesat e fundit por duhet të tregojë përparim. Shqipëria ka bërë të njëjtën gjë. Procesi i anëtarësimit kohët e fundit është forcuar në mënyrë që bisedimet të ndalohen (përkohësisht) në rast të një rënie në sundimin e ligjit. Parlamenti mund të kontrollojë nëse ka përparim" tha ai.

Ora 17:12
Çelja e negociatave, Lleshaj: Ditë e madhe, e cila ngrihet mbi çdo virus dhe na mbush me krenari e shpresë!

1558432183_lleshaj22.jpg

Ministri Sandër Lleshaj e ka konsideruar një ditë të madhe hajen e negociatave me BE-në.

Me anë të një postimi në Tëitter ai është shprehur se ka qenë në një videokonferencë me ambasadorët e BE, SHBA, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Holandës, ku u diskutua për çështje të luftës kundër krimit të organizuar dhe për ecurinë e deritanishme të Operacionit Forca e Ligjit, kur mori lajmin.

Sot është një ditë e madhe, e cila ngrihet mbi çdo virus dhe na mbush me krenari, shpresë, por më së shumti me përgjegjësi të reja. Shqipëria është Europë”, është shprehur Lleshaj.

Ora 17:06
Negociatat, Ruçi: Shqipëria jonë hodhi një hap të rëndësishëm si  vlerë e bashkuar e BE

Kryetari i  Kuvendit,  Gramoz Ruçi ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e  negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Ky vendim është  një ngjarje e madhe historike për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe gjithë rajonin. Është një vendim i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Europian. Është një vendim i merituar për Shqipërinë, që rikonfirmon se trashëgimia, rrënjët, kultura dhe aspiratat tona kanë prodhuar e konsoliduar vlerat tona europiane. Kuvendi i Shqipërisë është krenar për kontributin dhe legjitimitetin që i dha këtij procesi të gjatë e të vështirë, që më në fund gjeti mbështetjen dhe konsensusin e të gjitha vendeve anëtare. Shpreh  mirënjohjen dhe vlerësimin tim për të gjithë protagonistët dhe kontribuuesit në këtë sukses kombëtar. Tashmë Shqipëria jonë hodhi një hap të rëndësishëm drejt konfirmimit si  një vlerë e bashkuar e Bashkimit Europian” tha Ruçi.

Ora 16:40
Çelja e negociatave, Rama: Më në fund u hap dera, s'do bënim festë edhe po të ishim në paqe (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë pas vendimit të ministrave të jashtëm të BE-së për të çelur negociatat. Kreu i qeverisë thotë se më në fund dera u hap, ndërsa tani do të vijojë puna që flamuri shqiptar të valëvitet i barabartë mes të barabartëve mes të gjitha vendeve të BE-së.

"Sot, Shqipëria mori viston për hapjen negociatave për anëtarësim në BE! Më në fund, se për atë Zot u bënë bajat, shty e shty e sajo lloj - lloj vicklash. Po, ne nuk lodhemi, nuk tundemi nga e jona dhe megjithëse kjo botë nuk është rrotulluar kurrë kollaj për shqiptarët, Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë betejë dhe asnjë luftë, as betejën me viruset e vjetër të organizmit tonë shtetëror, që do t’i shkatërrojmë deri në fund me reforma modernizuese e durim; as betejën me virusin arkaik të paragjykimeve të ca të të huajve ndaj nesh, që do ta asgjësojmë pak e nga pak me të vërtetat tona e durim; as luftën me këtë virusin e ri që po i bën zbor gjithë botēs, që do ta zmbrapsim me forcën e rezistencës sonë e me durim të shumëfishuar...

PO-ja u votua në bllok nga 27 shtetet anëtare. Dera e dhomës së pritjes së shtëpisë së Bashkimit Europian u hap më në fund, në një kohë të mallkuar, kur dyert e të gjitha shtëpive tona janë të mbyllura. Shqipëria hyri në një fazë të re të historisë së saj, mu në mes të një lufte botërore që askush nuk e di kur do të mbarojë. Ky i sotmi është një lajm i bukur, edhe pse i vonuar, jo për shkakun tonë, që sidoqoftë nuk kemi humbur asnjë ditë, duke punuar e duke i bërë detyrat e shtëpisë, njësoj si ta kishim marrë PO-në qyshse e merituam. Po njësoj do të vazhdojmë t’i bëjmë të gjitha detyrat e kësaj shtëpie, jo se na e kërkojnë ata që sot na thanë më në fund PO, po se na e kërkon amaneti i të parëve dhe borxhi ndaj fëmijëve tanë. Ne nuk do të ndalemi në plotësimin e çdo detyre, derisa të hyjmë në dhomën e madhe të ndenjes në Shtëpinë e Bashkimit Europian, ku më në fund fëmijët tanë do të luajnë në të njëjtin kopsht të fëmijëve të Europës e  ku më në fund, eshtrat e rilindasve e të heronjve tanë do të prehen të qeta në varrezat e heronjve të Europës, ku më në fund do të valëvitet i barbartë, mes të barbartësh, edhe flamuri i mrekullueshëm kuqezi i Gjergj Kastriotit.

Por deri atje, rruga vazhdon dhe është ende e përpjetë dhe puna per t’u bërë është ende e madhe. Nuk do të bënim festë, edhe sikur kjo PO e shumëpritur dhe e plotësishtmerituar të na gjente në kohë paqeje. Por sot ka vetëm një festë në mendjen time, festa e çlirimit nga armiku i padukshëm që na ka sulmuar egërsisht! Sot unë jetoj çdo ditë për atë ditë, atë ditë të madhe çlirimi, kur do t’ia kemi dalë t’i mbijetojmë kësaj lufte, duke i ulur me gjithçka kemi mundur humbjet e jetëve dhe lehtësuar vuajtjet e saj të mëdha, falë rezistencës sonë popullore! E dua atë ditë, si një ditë lotësh dhimbjeje për ata që nuk u mbijetuan dot plagëve të sulmit armik dhe lotësh gëzimi për shpëtimin e mijëra e mijëra jetëve, falë solidaritetit të madh kombëtar e njerëzor të familjes së bashkuar shqiptare që i vuri kufirin te thana armikut" tha ai.

Ora 16:31
Negociatat, Jorida Tabaku: Shqiptarët morën një “po” dhe qeveria mori kushte shtesë

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas marrjes së ditës së jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Tabaku tha se 'po' e morën shqiptarët, ndërsa qeveria mori kushte shtesë që duhen plotësuar si reforma zgjedhore, prova konkrete ndaj krimit të organizuar si dhe krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Europës ju dha një lajm të mirë shqiptarëve në këto ditë të vështira dhe konfirmoi se Europa është me shqiptarët.

Një "po" nga Bashkimi Europian dhe 4 parakushte dhe 11 kushtes që duhen përmbushur nga qeveria.

Vendimi i sotëm teksa çel në parim dritën jeshile, e thotë qartë dhe shkoqur: deri në përmbushjen e kushteve nuk ka nisje negociatash por ka thjesht vullnet të shprehur nga BE.

Duhet zbatim konkret dhe jo fjalë në letër dhe kjo do të verifikohet përmes grupeve faktmbledhëse te BE.

Pa krijimin e  Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë sipas frymës dhe gërmës në Kushtetutë dhe në përputhje me opinionin e “Venecias”; Pa përfundimin e Reformës Zgjedhore, pa ndërmarrë luftë me rezultate konkrete kundër krimit dhe korrupsionit nuk ka nisje te bisedimeve.

Dokumenti i miratuar sot nënvizon se Shqipëria duhet në kuadrin e prioriteve të

- të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

-të hetojë dhe ndëshkojë blerjen e votave

- të hetojë dhe çojë para drejtësisë zyrtarë të lartë të përfshirë në afera korruptive.

- te luftojë krimin e organizuar dhe pastrimin e parave të pista.

Nga sot bie alibia 4 vjeçare e qeverisë dhe askush nuk mund të fshihet më pas “problemeve të brendshme” brenda BE. 

BE foli qartë: PO në parim. Që ti japim vlerë kësaj PO-je duhen hapa konkretë, zbatim i çdo kushti të vendosur. Shqiptarët kanë humbur mjaft kohë. Tani duhet veprim.

PD ka dëshmuar vullnetin e saj duke dhënë kontributin e saj  të në tryezën e reformës zgjedhore. Qeveria duhet të bëjë pjesën e saj  pa asnjë vonesë dhe pa asnjë alibi.

Ora 16:12
Thaçi uron Shqipërinë për negociatat: BE-ja po bën gabim të madh me izolimin e Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë për çeljen e negociatave, por ka një kritikë për BE-në. "Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian për këto dy vende, për shqiptarët dhe për gjithë rajonin tonë. Përkundër padrejtësive të vazhdueshme, më në fund edhe Bashkimi Evropian nisi të marrë vendime meritore dhe kjo uroj të jetë një kthesë e tyre për trajtim të barabartë të tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Fatkeqësisht, Bashkimi Evropian po vazhdon ta diskriminojë Kosovën duke e lënë të izoluar dhe ende pa statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Ky është gabimi më i madh strategjik, që Bashkimi Evropian është duke e bërë kundër Kosovës' shkruan ai.

Ora 16:12
Negociatat, ambasadori gjerman: Tani Shqipëria duhet t’i japë udhë konferencës së parë të anëtarësimit

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf shprehet se Shqipëria ka hedhur një hap të madh me vendimin që morën sot ministrat e Jashtëm të unionit për të hapur negociatat.

"Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të nisin bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë. Në këtë mënyrë BE tregon, se vlerëson përpjekjet e kryera nga Shqipëria, para së gjithash në kuadër të reformës në drejtësi.

Ky vendim është një gur i rëndësishëm kilometrik për Shqipërinë në drejtim të anëtarësimit në BE. Në krizën e rëndë aktuale të corona-virusit ai është një shenjë e rëndësishme optimizmi për rrugën e përbashkët drejt të ardhmes. BE do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë dhe rajonit, Gjermania do të vijojë me vendosmëri angazhimin e saj si partner dypalësh.

Vendimi skicon njëkohësisht edhe rrugën e reformave të mëtejshme, në të cilën do të duhet të ecë Shqipëria muajt e ardhshëm, në mënyrë që t’i jepet udhë konferencës së parë të anëtarësimit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë rrugë reformash."

Ora 16:03
Çelja e negociatave, presidentja e KE-së uron Ramën: Lajm i shkëlqyeshëm, tani ta miratojnë liderët e BE-së

1581946884_VONDERLEYEN.jpg
Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen e cilëson si lajm të shkëlqyer vendimin për çeljen e  negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. "Lajm i shkëlqyeshëm për Ballkanin Perëndimor dhe BE. Unë jam e kënaqur që shtetet anëtare dhanë dritën jeshile për të filluar bisedimet e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut. Shpresoj që udhëheqësit e BE të miratojnë këtë javë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Urime Edi Rama dhe Oliver Spasovski" shkruan Presidentja e KE-së.

Ora 15:50
Çelja e negociatave, Presidenti i PE-së: Tani kemi nevojë më shumë se kurrë për lidhje të forta

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli teksa përshëndet vendimin për negociatat shkruan se tani kemi nevojë për lidhje të forta më shumë se kurrë, referuar pandemisë nga koronavirusi. "Disa lajme të mira në një periudhë të vështira: Ministrat e punëve të Jashtme të të BE dhanë miratimin për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. BE-ja ka mbështetur gjithnjë të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi nevojë për lidhje të forta me fqinjët tanë, tani më shumë se kurrë" shkruan ai.

Ora 15:49
Çelja e negociatave, Soreca: Ditë historike për Shqipërinë, ja cilat janë hapat e ardhshëm (VIDEO)

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka përgëzuar Shqipërinë për vendimin për çeljen e negociatave. "Sot është një ditë historike për Shqipërinë. Shtetet anëtare kanë marrë vendimin unanim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Uroj Shqipërinë për hapin e madh të bërë drejt anëtarësimit në BE. BE do të vazhdojë të qëndrojë pranë Shqipërisë, si gjithmonë, me mbështetjen e saj politike, financiare dhe teknike për të ndihmuar popullin shqiptar të përmbushë ëndrrën e tij për t'u bërë qytetarë të BE-së. Sot, ne jemi një hap i madh më afër këtij objektivi të përbashkët' shkruan Soreca.

Mesazhi i plotë i Luigi Soreces
Sot është një ditë historike për Shqipërinë. Shtetet anëtare kanë marrë vendimin unanim për të hapur negociatat e pranimit. Dëshiroj ta uroj Shqipërinë për hapin e madh të bërë drejt anëtarësimit në BE.

Ajo çka ndryshon nga sot është se Shqipëria ka një status të ri përballë Bashkimit Evropian. Tani e tutje, do të zbatohen një sërë rregullash të reja që do ta ndihmojnë popullin shqiptar që t’i bashkohet, sa më shpejt që të jetë e mundur, familjes që i përket.

Metodologjia e re e paraqitur nga Komisioni dhe përparimi i qëndrueshëm i bërë nga Shqipëria në muajt e fundit kanë qenë të rëndësishme për marrjen e vendimit të sotëm. Dua të theksoj veçanërisht frymën e kompromisit dhe unitetit të treguar nga të gjitha palët politike për reformën zgjedhore.

Cilat janë hapat e ardhshëm? Shtetet anëtare i kanë dhënë mandatin Komisionit që të fillojë përgatitjen e rregullave të lojës, e ashtuquajtura kornizë e negociatave. Shtetet anëtare kanë kërkuar gjithashtu që Shqipëria të marrë masat përfundimtare në disa fusha të rëndësishme në mënyrë që të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur Konferenca e parë Ndërqeveritare.

Tani është thelbësore që vendi të bashkohet dhe t'i realizojë këto masa. I takon kryesisht qeverisë të ndërmarrë veprime dhe të përgatisë menjëherë një plan të strukturuar veprimi për muajt e ardhshëm. Por kjo punë është një përpjekje e gjithë shoqërisë, që do të ketë nevojë për bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, opozitës dhe shoqërisë civile.

Muajt ​​e fundit kanë qenë shumë sfidues për popullin shqiptar. Tërmeti i 26 nëntorit ju goditi rëndë dhe kriza e tanishme COVID-19 po e trondit vendin. Por ju keni reaguar dhe po reagoni me sakrificë, kurajë dhe angazhim.

Edhe në këto çaste të vështira ju vështruat përpara dhe treguat vendosmërinë tuaj për të vazhduar rrugën drejt BE-së. 97% prej jush e bënë këtë të qartë shkurtin e kaluar.

Mesazhi juaj është dëgjuar në BE dhe nga shtetet anëtare, të cilat kanë treguar solidaritetin e tyre në Konferencën e Donatorëve në Bruksel muajin e kaluar.

BE-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush, si gjithmonë, me mbështetjen tonë politike, financiare dhe teknike, për t’i ndihmuar shqiptarët të përmbushin ëndrrën e tyre për t'u bërë qytetarë të BE-së. Sot, ne kemi hedhur një hap të madh më pranë këtij objektivi të përbashkët.

Ora 15:39
Çelja e negociatave! Mediu: Vendim i gëzueshëm dhe shprese në këto ditë të vështira

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu shprehet se vendimi për çeljen e negociatave është vendim i gëzueshëm dhe shprese në këto ditë të vështira. "Vendimi Brukselit për hapjen e negociatave per antaresim në BE eshte nje vendim i gezueshem dhe shprese në keto dite të veshtira Bashke me gezimin duhet të kuptojme dhe pergjegjesite për te plotesuar të gjitha kushtet dhe detyrimet, qe kemi në kete proces në menyre te vecante ato te vendosura nga Bundenstangu Gjerman. Keto detyrime jane në interes të Shqiperise dhe shqiptareve, per nje politike dhe qeverisje në sherbim te vendit dhe shoqerise, vendosjes dhe respektimit të standarteve demokratike, respektimit të Kushtetutes, lirive dhe të drejtave të qytetareve dhe luftes kunder krimit dhe korrupsionit' shkruan Mediu.

Ora 15:12
Çelja e negociatave, Kryemadhi: Lajm shprese për Shqipërinë, tani të mbrojmë shëndetin

1584877737_kryemadhi2.jpg
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilëson si lajm shprese për Shqipërinë vendimin e BE-së për çeljen e negociatave. "Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira" thotë Kryemadhi.

Ora 15:12
Çelja e negociatave/ Yuri Kim: Pasqyron punën e palodhur të qeverisë shqiptare

Një vendim që pasqyron punën e qeversië shqiptare! Kështu e ka cilësuar ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim vendimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian. “Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet  pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe njerëzit. SH.B.A. do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese”, shkruan Kim.

Ora 15:07
Çelja e negociatave/ Meta: Vendim inkurajues në një moment shumë të vështirë! Mos të humbet kohë, të nisë zbatimi i kushteve

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar vendet e Bashkimit Erupoan për një vendim pozitiv për çeljen e negocuatev, të cilën e quan një vendim inkurajues në momente të vështira. Ai thekson se tashmë vendi nuk duhet të humbasë kohë për plotësimin e kushteve të vendosura.

“Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE. Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh! Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve”, shkruan Meta.

Ora 14:55
Çelja e negociatave me BE-në/ Cakaj: Të dua përtej fjalëve, Shqipëri! Zhvillim historik në ditë të vështira (VIDEO)

“Të dua përtej fjalëve, Shqipëri”! Kështu e nis reagimin e tij për çeljen e negociatave, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Ai shkruan se ky vendim është një moment kthese në ëndrrën europiane. “Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme tashmë ka vendosur çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Shqipërinë! Mes këtyre ditëve të vështira, ky është një zhvillim madhor historik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së e në të mirë të kombit shqiptar në përgjithësi. Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian! Urime të gjithëve”, shkruan Cakaj.

Ministri i Jashtëm theksoi se tashmë puna do të fokusohet te përfundimi i reformës zgjedhore, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe krijimi i strukturave të reja për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kushte të Berlinit për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. "Në përputhje me qëndrimin gjerman mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare është kushtëzuar me mbylljen e reformës zgjedhore, funksionimin e Kushtetueses, plotësimin e vakancave në gjyqësor dhe themelimin e strukturave të posaçme për luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Jemi për të plotësuar këto kushte dhe detyra, por nuk vendosin në pikëpyetje hapjen e negociatave dhe nuk e ngarkojnë vendimin e sotëm. Procesi nënkupton përafrimin e legjislacionit, lista e kushteve nuk është pengesë për fillimin e bisedimeve por zgjatim i logjikës së negocimit. Jemi gati për përcaktimin e kornizës negociuese dhe shkallën e legjislacionit vendor. Kjo arritje do të ishte e pamundur pa mbështetjen e vendeve anëtare" tha ai.

Ora 14:39
Çelja e negociatave/ Basha: U dëshmua që BE mbështet Shqipërinë! Tani gjithçka në dorën tonë për plotësimin e kushteve

1585057291_lulzimbasha.jpg

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar vendimin për çeljen e negociatave si në dëshmi që BE mbështet Shqipërinë. Basha shton se tashmë e gjitha është në dorën e vendit për plotësimin e kushteve të vendosura.

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre”, shkruan Basha.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 24/03/2020 20:47

    Perderisa sipas antishqiptareve,deshtimi tre here rresht per hapjen e negociatave ishte faji i qeverise,do te thote qe hapja e tyre eshte merite e kesaj te fundit!Plotesimi sa me pare i kushteve te vena nenkupton denimin dhe sekuestrimin e pasurise se atyre qe na kane telendisur ne cdo drejtim keto 30 vjet.Kuptohet qe fjalen e kam per ata qe i njhin te gjithe!

    Përgjigju
  • Loni: 24/03/2020 18:59

    Hahahhahah po pse ore bij nenash tani na I hapet negociatat qe nuk egziston me as BE e asgje me !? O ju faleminderit shum per zemergjeresine or te degjeneruar si komision e si parlamentaret tane! Tani ska vlere me asgje! Bota po kapitullon avazh avazh edhe ju na here favorin me te madh! Tani ska vlere as vlerat e te mirat materiale asgje! Ti mbajne ato qe Kan bilionat e miliardat kundrejt atyre qe dalin e lypin te gjithe vurnerabel jemi kundrejt kesaj mortaje! Ju perulem edhe faleminderit shum shum shum gentel nga ana juaj!

    Përgjigju
  • Merzite e Kryeministrit me Pune fitoije besimin tek. EU..: 24/03/2020 18:44

    Por mos haroni ,,qe kjo eshte dera e hapur dhe puna Intensive e Kryeministrit ..me Stadion e tije dhe per kete duhet nje Falenderime.i madhe .. Por mos te harojme qe te futeni ne te Drejta te plota ne. EU... duhet vite ,,,shume shume shume vite .. Mund te hyjme me shpejte nese ne Rec te Shkodres ,,perfundojme. Serbi. Sali,,,Metushka Floriri ,,,Lulushka shalgjati,,,Monika Fallxhorja dhe shume e shume te tjere ..

    Përgjigju
    • Mili: 24/03/2020 18:53

      Vlonjat injorant

  • TONI TIRANE: 24/03/2020 18:30

    EDO GJE GJIGAND. LULI, SALA, FALLXHORJA DHE LIKJA JANE KRIMINELE DHE DUHEN VENE NE BURG DHE PER PARA LIGJIT SI HAJDUTET E SHQIPERISE.

    Përgjigju
  • Max: 24/03/2020 17:55

    O tabaku mos je gje tap e sman mend ,keto kushte kane kohe qe i kerkojne,ça shtese thua moj mize ..

    Përgjigju
  • EDI RAMA BURR SHTETI: 24/03/2020 17:53

    Edi Rama e ka treguar me fakte që është BURR SHTEI. Edi vjen nga familje intelektualësh jo nga familje injorantësh si lyl shal ngjitmi e kryekrimineli malok salhe që vjen nga familje analfabetësh. Edi Rama i duhet Shqipris për ta çuar drejt rugës Evropjane e për ta bër Shqiprin sa më të begat. RROFT SHQIPRIA RROFSHIN SHQIPTARËT E VUAJTUR.

    Përgjigju
    • Populli: 24/03/2020 18:35

      Familja Koleka eshte familje intelektualesh? Babai i ketij eshte intelektual qe u varen poetet me urdherin e ketij? Per ca familje po flet? S'me duket se ka hapje negociatash se kete e kemi degjuar 5 here deri tani. Date konference nuk ka sic kuptohet, kushtet qe ishin vendosur nuk jane permbushur dhe DUHET te permbushen. Per ca po flasim?

    • Faik Gërdall Bajg Gjolek Mond Teqéja e Ali Dërdushes: 24/03/2020 18:33

      Ik more injorant

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve