
Në bazë të të dhënave të publikuara nga Censi 2023, 32% e popullsisë jeton në qytetin e Tiranës.
Përafërsisht një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 përqind) banon në qarkun e Tiranës. Qarku i dytë me përqindjen më të lartë të popullsisë është Fieri me rreth 10,0 përqind, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 9,7 përqind ndaj popullsisë gjithsej. Kukësi dhe Gjirokastra kanë përqindjen më të ulët, me 2,6 dhe 2,5 të popullsisë respektive.
Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3 përqind në qarkun e Shkodrës dhe 27,3 përqind në qarkun Kukës, deri në 0,7 përqind në qarkun e Beratit. Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë.
Në anën tjetër, popullsia e qarkut Tiranë është rritur me 1,2 përqind, më së shumti prej migracionit të brendshëm. Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8 përqind në 2011 në 31,6 përqind në 2023.

Lajmi kryesor:
Publikohen të dhënat e Censit 2023: Në Shqipëri 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë! Popullsia tkurret me 419 mijë në krahasim me 2011
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5487
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eksportet më mirë, por ende larg vitit 2023! INSTAT: Vijon kriza e fasonerisë, në janar tekstilet ranë 2.3%
17 Shkurt, 16:02
-
Në 5 qarqe lindjet ranë nga 10-19%, jugu më i prekuri
14 Shkurt, 09:32
-
Inflacioni bie në 1.9% por tkurrja e numrit të bagëtive shtrenjton mishin dhe bulmetin! INSTAT: Në janar 3.3 - 4% më i lartë
13 Shkurt, 16:45
-
Lindjet në vend ranë 5% më 2024, numri më i ulët në 90 vite
13 Shkurt, 07:31
-
Pozita dhe opozita e Maqedonisë tryezë në Korçë, akuza qeverisë: Po lejon asimilimin e maqedonasve nga Bullgaria
8 Shkurt, 15:30
-
Sa kushton një fëmijë në Shqipëri? Nga shpenzimet për shtatzëninë tek rritja
8 Shkurt, 10:13
-
VKM/ Qeveria vendos krijimin e bazës së të dhënave shtetërore 'Databazës së treguesve të statistikave zyrtare'
5 Shkurt, 17:03
-
Vrojtimi/ 35% e shqiptarëve s’e mbyllin dot muajin pa borxhe, vetëm 18% kursejnë në fund! Të brishtë përballë të ‘papriturave financiare’
4 Shkurt, 19:20
-
1.5 milionë të huaj më shumë se 2023-shi! Sa vizitorë pati Shqipëria 1 vit më parë?
24 Janar, 15:33
-
‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptarët’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë pushues rezidentë në 2024, inati politik e bën njeriun të verbër
22 Janar, 10:57
-
'Zhvlerësohen' edhe produktet 'Made in Albania', biznesi vendas humb me miliona euro në eksport
20 Janar, 16:35
-
Euro ‘zhvlerëson’ edhe eksportet! Prodhimi vendas ‘në vend numëro’
18 Janar, 14:45