Censi 2023, Dhuli: Po përpunojmë të dhënat, gati për publikim në qershor! Ka edhe qytetarë që refuzuan të përgjigjen

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli ka dhënë një konferencë për mediat lidhur me procesin e Censit. Dhuli tha se të dhënat do jenë gati për publikim në qershor, të cilat do japin informacione lidhur me demografinë, ekonominë, arsimin apo shëndetësinë.

"Do jenë gati për publikim në qershor. Të dhënat do përmban informacione mbi demografinë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, duke ofruar statistika për grupet e përdorimit. Bazë e fortë për planifikimin e politikave publike dhe do ndihmojnë në zhvillimin e programeve për lehtësimin e jetesës së qytetarëve.

Rezultatet e censit do të ofrojnë një bazë të fortë për planifikimin e politikave publike dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e programeve që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. Gjithashtu, ato do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës, si dhe do të ndihmojnë në monitorimin e progresit të vendit në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm", u shpreh Dhuli. 

Dhuli pranoi se ka pasur raste kur qytetarët kanë refuzuar të plotësojnë pyetësorin, por nuk konfirmoi për gjoba të vendosura pasi ende po analizohet procesi.

“Për një numër të sajtë nuk mund ta them, kemi pasur raste të refuzimeve, në nivele minimaliste. krahasuar me vitet e mëparshme janë të vogla pasi ka qenë fushatë ndërgjegjësimi e madhe. Madje, kemi pasur raste të shumta në numër ku qytetarët kërkonin të bëheshin pjesë. Lidhur me gjobat, duhet ta analizojmë procesin, pastaj mund të fillojmë me procese të mëtejshme”, tha Dhuli.

Në terren kanë qenë 7500 anketues.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë