Censi 2023/ Drejtoresha e INSTAT për Report Tv: Rezultatet brenda afatit, s'ka dyshime për shifrat! Në vjeshtë statistikat në nivel bashkie e qarku dhe moduli i punësimit

Shifrat e Censit të popullsisë janë publikuar në kohë rekord dhe janë transparente, tha në Report TV drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli në përgjigje të akuzave për vonesa e mashtrim me shifrat. Dhuli tha se vendi ka 2.4 milionë banorë dhe se për gjetjet INSTAT mban përgjegjësi. Ndërkohë 3% e popullsisë nuk është numëruar, dhe 0.6% ka refuzuar të përgjigjet. 50 deri në 100 mijë, është gjoba për ata që nuk pranuan ose kanë gënjyer Censin

Shqipëria ka 2.4 milionë banor, dhe Instituti i Statistikave mban përgjegjësi për censin e realizuar në vjeshtën e vitit 2023. Kështu u shpreh drejtoresha e këtij institucioni Elsa Dhuli në studion e Report TV, ku evidentoi se rezultatet u bën publike në kohë rekord. Dhuli sqaroi se në tetor do të bëhen publike të dhënat e detajuara për bashkitë e punësimin.

‘Ne nxorëm brenda 6 muajve rezultatet finale të cilat shtete e tjera i nxjerrin mbas 1 viti apo më shumë se një viti është një afat kohor shuëm ambicioz. Seti tjetër do të dalë në fillim të nëntorit, që do të jetë informacion i detajuar për çdo qark e bashki. Do të trajtohet me detaje moduli i punësimit që kërkon vëmendje të mëdha. Ky do të dalë në tetor.’- tha Dhuli.

Drejtuesja e INSTAT ju përgjigj shkurt edhe akuzave të opozitës për trukim të shifrave.

‘Nuk do të ngrija dyshime mbi informacionin e publikuar nga INSTAT që është institucion i pavarur dhe transparent.’- u shpreh Dhuli.

Ndërsa Olta Caca, drejtoresha e Statistikave të Popullsisë, tha se ka banorë që nuk janë përgjigjur, ndërsa nga anketa pas censit rezultoi se 3% e popullsisë nuk u numërua.

‘0.6% nuk janë përgjigjur 3% pa përgjigje! 0.6% të popullsisë kanë refuzuar të mos marrin pjesë në Census edhe pas disa tentativave, pasi ankimues ka pasur detyrën të shkojë të pajtën 3 herë, por kjo është tejkaluar.

Për kategorinë që nuk është përgjigjur ligji parashikon gjoba nga 50 mijë deri 100 mijë lekë .

Drejtoresha e INSTAT, foli edhe për pyetjet sensitive si etnia apo feja, duke garantuar se anketuesit kanë shkuar derë më derë.

‘Nga e gjithë popullata janë përgjigjur rreth 66% pyetjeve rreth besimit fetar.’- u shpreh Dhuli

Sipas gjetjeve të CENS 2023, në vend 1.2 milionë banor i përkasin besimit mysliman e bektashinj, ndjekur nga katolikët e ortodoksët.

E pyetur mbi rënien e madhe të popullsisë në qarqe si Durrësi apo Shkodra, Dhuli tha se duhet bërë një analizë për shkaqet.

‘Duhet bërë një analizë që kërkon vërtet studim dhe nuk mund të themi pse Durrësi, pse Fieri, apo Vlora.’- u shpreh Dhuli.

Numri i banorëve që ka Shqipëria ka rënë me 420 mijë në raport me censin e vitit 2011. Ndërkohë matja tjetër e popullsisë së vendit, pritet të bëhet në një tjetër metodë, ku informacioni do të mblidhet kryesisht nga regjistrat e informacioneve, për të mos shkuar derë më derë.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI