Censi 2023/ Jemi 200 mijë banorë më pak se në 1979! Mesatarisht ikin 50 mijë shqiptarë në vit, Shqipëria ‘shtëpia’ e 108 mijë imigrantëve

 Censi 2023/ Jemi 200 mijë banorë më pak se në 1979! Mesatarisht ikin 50 mijë shqiptarë në vit, Shqipëria ‘shtëpia’ e 108 mijë imigrantëve

Censi 2023

Tirane-  Censi i 2023 zbuloi se popullsia banuese në Republikën e Shqipërisë më (18 shtator 2023) rezultoi 2.402.113, me rënie prej 420 mijë persona, krahasuar me Censin e 2011. 

Kjo rënie përshtatet me trendin e vërejtur gjatë tre dekadave të fundit, që prej Censit të vitit 1989” thuhet në raportin e INSTAT duke evidentuar se faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar/brëndshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censusin e 2023.

Si ka ndodhur ndryshimi i popullisë ndër vite
Nga grafika e publikuar në dokumentin e Censit, Shqipëria sa vjen e tkurret duke kaluar dhe shifrat e 1979. Kështu në 1979 Shqipëria ka pasur 2.6 milionë banorë, pra 200 mijë më shumë se në 2023. Rritjen më të madhe të popullsisë e kemi pasur në 1989 me 3,2 milionë banorë.

Me rrëzimin e komunizmit, ardhjen e demokracisë dhe mundësisë së emigrimit Shqipëria vijon trendin e pandalshëm të rënies.

Popullsia sipas vitit të Censit (në milion)
- Në 1979 Shqipëria numëronte 2.6 milionë banorë
- Në 1989 Shqipëria numëronte 3,2 milionë banorë
- Në 2001 Shqipëria numëronte 3.1 milionë banorë
- Në 2011 Shqipëria numëronte 2.8 milionë banorë
- Në 2023 Shqipëria numëronte 2.4 milionë banorë

 

Foto: Marre nga raporti i INSTAT, Censi 2023, publikuar në 28 qershor 2024

Mesatarisht 50 mijë individë emigrojnë
Para vitit 1990, vendi përjetoi një rritje të qëndrueshme të popullsisë e cila nisi të zvogëlohej pas 1990, me rrëzimine komunizmit i cili shënoi një fazë të re në zhvillimin politik, ekonomik dhe demografik të Shqipërisë.

“Gjatë periudhës pasuese, normat e ulëta të lindshmërisë dhe emigracioni ishin faktorët kryesorë që kontribuan në zvogëlimin e popullsisë. Gjatë periudhës midis censeve 2001-2011, vlerësohet se rreth 500 mijë individë emigruan nga Shqipëria, një mesatare prej rreth 50 mijë individë në vit. Ky trend emigracioni qëndron pothuajse i njëjtë me mesatarisht 50 mijë emigrant në vit” thuhet në faqen 16 të dokumentit të censit

Po rikthehemi në shtesën natyrore pozitive
Po kështu dhe numri i lindjeve ka ardhur në rënie, nga 53 mijë në vitin 2001 në 34 mijë në vitin 2011, ndërsa, numri i vdekjeve në këtë periudhë mbeti në nivele të qëndrueshme, rreth 20 mijë vdekje në vit, duke rezultuar me një shtesë natyrore pozitive.

Gjithashtu, referuar periudhës 2011-2023, popullsia e Shqipërisë karakterizohej nga një shtesë natyrore pozitive deri në vitin 2020, dhe në 2021 mbas pandemisë COVID-19, numri i vdekjeve tejkaloi numrin e lindjeve. Për vitin 2023, nga të dhënat administrative rezultuan rreth 24 mijë lindje dhe 22 mijë vdekje, duke shënuar rikthim në shtesën natyrore pozitive

Shqiperia drejt plakjes
Në piramidën e popullsisë bazuar në Censin e 2023, së bashku me atë të Censit 2011 vihet re dhe një trend drejt plakjes.

Duke analizuar grupmoshën 50-69 vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970 kur Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.

“Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë. Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7 përqind) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3 përqind) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5 përqind në Censin e 2001’ thuhet në raportin e Censit

Foto: Marre nga raporti i INSTAT, Censi 2023, publikuar në 28 qershor 2024
 

Në Shqipëri ka 100 mijë emigrantë dhe popullsi imigrante

Popullsia imigrante i referohet individëve të cilët kanë ndryshuar vendbanimin e tyre të zakonshëm nga një shtet tjetër në Shqipëri. Nga të dhënat e Censit2023 u vlerësuan 108.503 imigrant, 62,2 përqind meshkuj dhe 37,8 përqind femra. Për të dyja gjinitë, pjesa më e madhe e popullsisë imigrante i përket moshës 15-64 vjeç, (77,1 përqind), ndërsa 14,6 përqind janë mbi 65 vjeç. Rreth 8,3 përqind i përkasin grupmoshës 0-14 vjeç. Analizuar sipas grupmoshave, vihet re një përqindje më e madhe e burrave përkundrejt grave, vecanërisht midis grupmoshës 20-65 vjeç.

Foto: Marre nga raporti i INSTAT, Censi 2023, publikuar në 28 qershor 2024

Si bëhet matja e popullsisë

Dinamikat e popullsisë përcaktohen nga katër faktorë: lindjet, vdekjet, emigrimi dhe imigrimi. Efekti i secilit prej tyre në numrin e popullsisë jepet në ekuacionin e bilancit të popullsisë: P2023 = P2011 + L – V + I – E, ku P2023 dhe P2011 janë përkatësisht numri i popullsisë sipas Censit 2023 dhe 2011.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:23
Gratë rrojnë më shumë se burrat! Kemi 364 100 vjeçarë, nga këta 361 janë femra

Sipas statistikave të Censit 2023, mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011.

Në moshat e vogla deri në 10 vjeç, numri i meshkujve tejkalon atë të femrave. Ky raport përmbyset në moshat 40 dhe pas të 80-ve, me një rënie të madhe për shkak të jetëgjatësisë së lartë të femrave krahasuar me meshkujt.

Raporti gjinor në popullsinë mbi 80 vjeç është 82,1,. Kemi 364 100 vjeçarë, nga këta 361 janë femra

Ora 07:41
Censi 2023/ Shifrat: Sa banorë jetojnë në secilën bashki! Shkodra dhe Elbasani me rënien më të lartë! Në Tiranë është përqëndruar popullsia

Censi 2023 ka evidentuar se në cilat qarqe dhe bashki është përqëndruar popullsia më e madhe. Përafërsisht, një e treta e popullsisë shqiptare (31,6 përqind) banon në qarkun e Tiranës, konkretisht 758 513 banorë. 

Këtu është përqëndruar dhe mosha më aktive. 403 022 banorë janë të moshës 15 – 64 vjeç. Ndërkohë nga 598 176 banorë që janë në total në këtë bashki vihet re një prezencë e madhe e femrave. Janë 287 992 meshkuj nga të cilët 191 499 janë forcë pune, ( të moshës 15 – 64 vjeç). Ndërsa për femrat shifra është 310 184, dhe nga këta 211 523 të moshës 15 – 64 vjeç.

Qarqet nga ku po ikin më shumë

Në të gjithë qarqet, me përjashtim atë të Tiranës, popullsia ka ardhur në rënie përgjatë periudhës 2011-2023, në një rang ndryshimesh prej 28,3 përqind në qarkun e Shkodrës dhe 27,3 përqind në qarkun Kukës, deri në 0,7 përqind në qarkun e Beratit. Shprehur në vlerë absolute, Elbasani dhe Shkodra kanë pësuar rënien më të lartë të popullsisë.

Në anën tjetër, popullsia e qarkut Tiranë është rritur me 1,2 përqind, më së shumti prej migracionit të brendshëm. Rritja e popullsisë në Tiranë dhe rënia në qarqet e tjera rezulton në rritjen e përqindjes së popullsisë banuese në Tiranë, nga 26,8 përqind në 2011 në 31,6 përqind në 2023

Sipas Censit të vitit 2023, 98,3 përqind e popullsisë në Shqipëri janë vendas, dhe 1,7 përqind janë individë të lindur jashtë vendit. Mes popullsisë të lindur jashtë, afërsisht gjysma e tyre (46,2 përqind) kanë lindur në Greqi, dhe 16,6 përqind në Itali.

 Duke analizuar përbërjen e popullsisë vendase dhe të lindur jashtë sipas qarkut, vihet re se qarku i Gjirokastrës ka përqindjen më të lartë të popullsisë të lindur jashtë, me 2,8 përqind. Në tre qarqe të tjera Vlorë, Tiranë dhe Durrës ka një përqindje të popullsisë së lindur jashtë mbi mesataren

Numri i banorëve sipas qarqeve
- Në qarku e Tiranës jetojnë 758 513 banorë
- Në qarkun e Beratit jetojnë 140 956 banorë
- Në qarkun e Dibrës jetojnë 107 178 banorë
- Në qarkun e Durrësit jetojnë 226 863 banorë
- Në qarkun e Elbasanit jetojnë 232 580 banorë
- Në qarkun e Fierit jetojnë 240 377 banorë
- Në qarkun e Gjirokastrës jetojnë 60 013 banorë
- Në qarkun e Korcës jetojnë 173 091 banorë
- Në qarkun e Kukësit jetojnë 61 998 banorë
- Në qarkun e Lezhës jetojnë 99 384 banorë
- Në qarkun e Shkodrës jetojnë 154 479 banorë
- Në qarkun e Vlorës jetojnë 146 681 banorë

Gjithashtu ne raportin e Censit 2023 është dhe shpërndarja e popullsisë në Shqipëri

Popullsia banuese sipas bashkive
Berat 62 232
Kuçovë 31 077
Poliçan 8 762
Skrapar 10 750
Dimal 28 135
Bulqizë 26 826
Dibër 50 775
Klos 12 172
Mat 17 405
Durrës 153 614
Krujë 51 191
Shijak 22 058
Belsh 17 123
Cërrik 25 163
Elbasan 115 101
Gramsh 16 533
Librazhd 23 312
Peqin 16 580
Prrenjas 18 768
Divjakë 24 882
Fier 101 963
Lushnje 63 135
Mallakastër 15 838
Patos 18 227
Roskovec 16 332
Dropull 8 259
Gjirokastër 23 270
Këlcyrë 4 400
Libohovë 2 765
Memaliaj 6 578
Përmet 7 980
Tepelenë 6 761
Devoll 25 897
Kolonjë 7 519
Korçë 60 754
Maliq 31 008
Pogradec 46 070
Pustec 1 843
Has 11 684
Kukës 36 125
Tropojë 14 189
Kurbin 34 405
Lezhë 51 354
Mirditë 13 625
Fushë Arrës 4 878
Malësi e Madhe 21 684
Pukë 6 222
Shkodër 102 434
Vau i Dejës 19 261
Kamëz 96 137
Kavajë 30 012
Rrogozhinë 12 567
Tiranë 598 176
Vorë 21 621
Delvinë 6 166
Himarë 8 328
Konispol 4 898
Finiq 11 413
Sarandë 22 613
Selenicë 9 580
Vlorë 83 683 

 

Foto: Marre nga raporti i INSTAT, Censi 2023, publikuar në 28 qershor 2024
S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIR QAMUSH MERSEPE ÇAFAJ: 30/06/2024 09:14

    Ore populli Shqiptar po ēshtē komplet normale kjo qē ndodh. Po sa Italjan, Kroatien, Grek, Turq jan nēpēr Bot. Jan me qindra mijra Italjan nēpēr Bot e kjo do tē thot qē Italia ēshtē shtet i mbaruar. Po jo mor zot sekush e mendon vet se ku e gjen veten mē mir. LĒVIZJA E LIR BOT E LIR.

    Përgjigju
  • Alb: 29/06/2024 19:35

    Lavdi PPSH

    Përgjigju
  • Shkodrani: 29/06/2024 10:00

    Shkodra dikur ishte qarku dyte me i madh mbas Tiranes me numer popullsie. Varferia, krimi politikat e qeverive ndaj Shkodres i kan detyruar njerzit te largohen. Shkodrant e vertet jetojn Tirane.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia