Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi që t’i propozojë Kuvendit kandidaturën e Elsa Dhulit, Ledjon Shahinit dhe Lantona Sados, për pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave”.
VKM:
V E N D I M PËR PROPOZIMIN KUVENDIT TË KANDIDATURAVE PËR T’U EMËRUAR NË POZICIONIN “DREJTOR I PËRGJITHSHËM I INSTITUTIT TË STATISTIKAVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2 e 3, të nenit 16, të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin Kuvendit për emërimin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave” të kandidaturave të renditura, si më poshtë vijon:
1. Znj. Elsa Dhuli;
2. Z. Ledjon Shahini;
3. Znj. Lantona Sado.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
Komente









