Censi 2023, nis sot mbledhja e të dhënave! Ja përgjigjet për pyetjet më të shpeshta të qytetarëve

Censi 2023, nis sot mbledhja e të dhënave! Ja përgjigjet për pyetjet më të shpeshta të qytetarëve

Sot më 18 shtator nis procesi i grumbullimit të informacionit në terren. Procesi do të bëhet duke trokitur derë më derë në të gjitha familjet, në të gjitha ndërtesat e banesat dhe të dhënat do të mblidhen përmes një pyetësori në format elektronik në tablet. Kohëzgjatja do të jetë 6 javë deri në fund të tetorit. Të gjithë të dhënat e grumbulluara do i referohen datës 18 shtator.

Kush është stafi i terrenit?
Stafi i terrenit në përbërje ka:

Anketues, të cilët shkojnë në çdo banesë brenda territorit të caktuar të mbledhjes së të dhënave për të intervistuar banorët dhe për të plotësuar tërësisht dhe me saktësi pyetësorin e censit

Kontrollorët, të cilët kontrollojnë, mbështesin dhe raportojnë punën e disa anketuesve;  Mbikëqyrësit, të cilët menaxhojnë, mbështesin dhe raportojnë punën e disa kontrollorëve. Specialistët IT, të cilët mbështesin stafin e terrenit për sigurimin dhe mirëmbajtjen e çdo pajisjeje kompjuterike të shpërndarë gjatë veprimtarisë në terren

Stafi i terrenit për hartografinë, të cilët mbështesin stafin e terrenit për gjeokodifikimin e të dhënave të mbledhura të censit nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së sistemit të informacionit gjeografik. Personeli i INSTAT që janë të angazhuar në procesin e mbledhjes së të dhënave.

Si do të identifikohet anketuesi?
Stafi Anketuesit që do të trokasin derë më derë do të jenë me shenja dalluese dhe shenja dalluese të zyrtarizuara dhe të jenë të njohura nga qytetarët. Do të kenë veshje identifikuese, bexh, jelek me logon e censit 2023.

Nëse qytetari nuk ndodhet në banesë çfarë ndodh?
Në rastet kur familjari nuk gjendet në banesë stafi është i trajnuar të vizitojë familjen deri në 3 herë. Pas vizitës së parë anketuesi do të lërë një shënim në derën e familjarit ku do të informojë për vizitën e tij.

Do të përsëritet dhe herën e dytë dhe herën e tretë anketuesi do të lërë numrin e tij të telefonit dhe do i kërkojë  familjarit ose të vijë pranë zyrave tona të censit që janë të ngritura në të gjithë territorin e Shqipërisë, ose të lërë një orar në mënyrën që anketuesi të shkojë në orarin që ai gjendet në banesë.

Anketuesi do të drejtohet në banesë të paktën 3 herë në kohë të ndryshme.  Po kështu janë hapur dhe zyra pranë bashkive. Individët mund të shkojnë të regjistrohen pranë tyre. Zyrat janë të hapura nga ora 09:00 – 20:00 në çdo bashki.

Si do të veprohet me ata që janë jashtë Shqipërisë apo janë në një qytet tjetër me pushime apo punë?
Pyetësori ka një modul ku pyeten anëtarët e familjes nëse kanë anëtarë që jetojnë jashtë. Merret informacion kur është larguar, shteti ku është larguar dhe arsyeja pse.

Në pyetësor është edhe një modul që i referohet dhe vizitorëve që mund të ndodhen pranë familjeve tona në ditën e censit apo të gjithë anëtarëve të familjeve që gjatë periudhës së 2 censeve kanë lëvizur jashtë vendit. Nëse familja do të deklarojë se ka fëmijë emigrantë do të vijojë të merret informacion i mëtejshëm duke iu referuar periudhës kohore 2011 – 2023.

Në pyetësor duhet të përfshini cilindo që është banor i zakonshëm në Njësinë Ekonomike Familjare (NJEF) që po numërohet. Kjo përfshin anëtarët e NJEF, shokët e dhomës, fëmijët kujdestarë dhe miqtë që zakonisht banojnë aty të cilët ndajnë një ekonominë pjesërisht ose plotësisht të përbashkët. Duhet të përfshijë gjithashtu njerëz që, për shembull, janë përkohësisht në spital ose jashtë vendit për një periudhë më pak se 12 muaj, por që normalisht jetojnë me ju. Duhet të renditen gjithashtu personat që vizituan këtë NJEF gjatë natës së Cens dhe ish anëtarët e NJEF të cilët u zhvendosën jashtë vendit në dhjetë vitet e fundit.

Nëse një qytetar ndodhet me pushime apo për arsye të ndryshme jashtë qytetit ku jeton por në një qytet brenda Shqipërisë
Është dhënë udhëzimi që të përgjigjen familjarët.

Çfarë ndodh nëse një qytetar nuk kontaktohet nga asnjë anketues i censusit?
Elona Sevrani:
 Do merret informacion edhe nga administratorët e pallatit, fqinjët

Nëse kam fëmijë në universitet, a duhet t'i përfshijë në përgjigjen time të Cens?
Jo. Për qëllimet e Cens, "shtëpia" e një studenti është vendi ku ai / ajo jeton ndërsa ndjek universitetin. Nëse studentët nuk jetojnë në shtëpinë e prindërve të tyre shumicën e kohës, vendi i duhur për tu numëruar është në qytetin ose vendin ku jetojnë ndërsa ndjekin universitetin.

Nëse një qytetar jeton me qera në Tiranë por banon në qytet tjetër a duhet të përgjigjet?
Regjistrimi do të bëhet aty ku është rezident pasi në modul do të jetë dhe pyetja nëse në atë moment kur bëhet regjistrimi jeton me qera apo në banesën e tij.

A jam i detyruar t'u përgjigjem pyetjeve të Censit?
Po, është detyra qytetare e çdo personi të marrë pjesë në Cens. Sipas ligjit, çdo person, i cili në peridhën që do të kryhet Censi është banor i zakonshëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, është i detyruar të sigurojë informacionin e kërkuar në pyetësorët e Cens, në një mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme. Përjashtimet e vetme janë pyetjet në lidhje me identitetin etnik, fenë dhe gjuhën, për të cilat mund të zgjidhni opsionin Preferoni të mos përgjigjeni.

Qytetari që nuk i përgjigjet pyetësorit ka penalitete por nëse janë bërë të gjitha përpjekjet maksimale nga ana e stafit të INSTAT. Nëse pas tre vizitave nuk do të pranohet të përgjigjet pyetjeve dhe nuk  do u hapet dera anketuesve parashikon penalitete për ata që nuk pranojnë të japin përgjigje, apo që japin përgjigje të rreme.

Refuzimi për të dhënë informacionin e kërkuar ose dhënia e informacionit të rremë, sipas nenit 5 të këtij ligji, me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.

Çfarë informacioni nuk do të kërkohet në Cens?
Censi  i vitit 2023 nuk do të kërkojë:

•             shumat e të ardhurave të NJEF;

•             numrat e llogarisë së bankës ose kartës së kreditit;

•             para ose dhurime;

•             çdo gjë që ka të bëjë me partitë politike.

A do të mbahen konfidenciale informacionet e mia? Kush do t'i shohë informacionet e mia?
Një ligj i rreptë mbron konfidencialitetin e informacionit tuaj të Cens. Është në kundërshtim me ligjin që çdo punonjës i INSTAT-it ose anëtar i stafit të terrenit të zbulojë ose publikojë çdo informacion të Censit që identifikon një individ. Punonjësit e INSTAT respektojnë rreptësisht parimin e konfidencialitetit statistikor, për të trajtuar të dhënat me përgjegjësi dhe për të mbajtur private informacionin e të anketuarve. Të dhënat e mbledhura mund të përdoren vetëm për qëllime statistikore, që do të thotë se informacioni individual nuk mund të identifikohet. INSTAT ka një program të fuqishëm që përfshin praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet e sigurisë për kriptimin e të dhënave.

Kur dalin rezultatet?
Censi kryhet një herë në 10 vjet dhe synon t'i sigurojë parlamentit, qeverisë, autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile një informacion të besueshëm statistikor i nevojshëm për planifikimin dhe zbatimin e politikave të përgjithshme të zhvillimit, për kërkime shkencore, si dhe për të kuptuarit të realitetit demografik, ekonomik dhe shoqëror të vendit

 Menjëherë pas procesit të grumbullimit të informacionit për Censin kryesor INSTAT do të organizojë një anketë tjetër që do të shërbejë për matjen e cilësisë së të gjithë procesit. Vrojtimi do të jetë prej 3 javësh në terren dhe do të vijojë deri në dhjetor. Pra deri në dhjetor do të jenë në procesin e grumbullimit të të dhënave dhe cilësisë së grumbullimit të të dhënave por dhe të kryerjes së procesit. Në janar nis përpunimi i të dhënave. Në qershor përgatitet publikimi dhe lancohen rezultatet e Censit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat